Brnabiq: Arritja e kompromisit varet edhe nga Kosova

Lajme

Brnabiq: Arritja e kompromisit varet edhe nga Kosova

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 00:00
Ana Brnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, deklaroi sot se zgjidhja e problemit të Kosovës nuk varet vetëm nga presidenti Aleksandër Vuçiq dhe mbështetja e qeverisë serbe, por edhe nga mënyra se sa Prishtina është e gatshme të flasë hapur për kompromis.

Ajo gjatë një adresimi për media në Trshiq, tha se qeveria serbe aktualisht nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar mbi Kosovën.

"Ne nuk kemi qëndrim zyrtar të Qeverisë së Serbisë. Ne do ta kemi atë sapo të kemi një propozim konkret në tryezë", tha Brnabiq.

Ajo theksoi se presidenti Vuçiq po bën çmos për të gjetur një zgjidhje.

"Presidenti po përpiqet të shikojë problemin nga të gjitha anët për të gjetur diçka që mund t’i sjellë Serbinë atë që nuk e ka, përkatësisht të humbim sa më pak dhe të marrim sa më shumë", u shpreh kreu i Qeverisë së Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat