Akademik Hivzi Islami nuk lejohet të vizitojë Preshevën

Lajme

Akademik Hivzi Islami nuk lejohet të vizitojë Preshevën

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 13:31
Hivzi Islami

Ish-kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, njëherësh anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe të Arteve, Hivzi Islami, sot, në vendkalimin kufitar Muçibabë/Buhiq nuk është lejuar nga policia kufitare e Serbisë të shkojë në Preshevë.

Islami ishte nisur me familjen për vizitë te familjarët e tij në Preshevë. Familjarët e tjerë që udhëtonin bashkë me të u lejuan ta kalonin kufirin, ndërsa ai jo pa marrë shpjegime nga policia kufitare serbe.

Ndryshe, deri sot akademik Islami ka udhëtuar në Preshevë e Bujanovc sa herë ka pasur arsye apo dëshirë pa asnjë problem. Ai është i lindur në Letovicë të Bujanovcit, ndërsa familjarët e tij të afërt jetojnë në Letovicë, në Bujanovc dhe Preshevë, njofton ASHAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat