Zëdhënësja ruse tregon ‘muskujt’ në Beograd: Delimitimi me Kosovën nuk është zgjidhja

Lajme

Zëdhënësja ruse tregon ‘muskujt’ në Beograd: Delimitimi me Kosovën nuk është zgjidhja

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 13:57
Maria Zakharova

Një zëdhënëse e ministrisë së Jashtme të Rusisë tha të premten se vendi i saj nuk e mbështet zgjidhjen e çështjes së Kosovës përmes delimitimit, shkruajn mediat serbe.

Maria Zakharova tha se rishikimi i kufijve nuk është zgjidhja.

Kjo ide po mbështetet gjithmonë e më shumë nga politikanët kryesorë në Serbi.

Por Zakharova tha se Rusia mbështet sovranitetin e territorit serb.

Ajo shtoi se vendi i saj megjithatë respekton vendimet e Serbisë.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp, kryediplomati serb, Ivica Daçiç tha se delimitimi nuk është një marrëveshje e kryer.

Ai tha se kjo është diçka që e kanë parë si mundësi kompromisi.

Zëdhënësja bukuroshe e Ministrisë së Jashtme ruse ka mbërritur në Serbi për takim me disa zyrtarë të lartë.

Qëllimi i saj është që të mbledhë sa më shumë informacione.

Ajo është fotografuar teksa bën palestër në Beograd dhe këtë foto e ka postuar online.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat