Daçiq: Ideja e Veselit është fiksim

Lajme

Daçiq: Ideja e Veselit është fiksim

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 17:27
Kadria Veseli

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka komentuar deklaratën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadria Veseli për investime sipas planit të tij “Mitrovica e Re”, duke thënë se pala kosovare “mund të paralajmërojë çfarë të dojë, pasi veriu në këtë mënyrë flet për veten".

“Si do ta realizojnë këtë pa pjesëmarrjen e serbëve në veri? E gjithë kjo është fiksim. Serbët duhet të jenë të fuqishëm dhe të mbrojnë atë është në veri, pasi atje është më lehtë të mbijetohet pa ndonjë obligim të asaj që kërkohet nga autoritetet qendrore në Prishtinë”, u shpreh ai.

Daçiq pohon se shqiptarët nuk dëshirojnë që kufiri të jetë në Ibër dhe që veriu të mbetet në Serbi, dhe se ky sipas tij “është problemi i tyre më i madh, pasi duhet ndërtuar në territorin, i cili është serb”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat