Kryeministrja serbe: Zgjidhja e çështjes së Kosovës do të shënojë të ardhmen e brezave

Lajme

Kryeministrja serbe: Zgjidhja e çështjes së Kosovës do të shënojë të ardhmen e brezave

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 17:19
Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se tani është koha të përfundojë konflikti i ngrirë për çështjen e Kosovës dhe të zgjidhen problemet.

Bërnabiq iu ka bërë thirrje të gjithë akterëve të jetës politike dhe publike të marrin një qëndrim të përgjegjshëm për këtë çështje, qytetarëve të mos dalin kundër presidentit mirëpo të bëjnë një përpjekje për të gjetur një zgjidhje për Kosovën dhe të ardhmen e Serbisë.

“Gjeta e zgjidhjes për normalizimin afatgjatë të Beogradit dhe Prishtinës është padyshim çështja më e rëndësishme politike për të ardhmen e vendit dhe popullit tonë”, ka deklaruar kryeministrja serbe.

Sipas saj, bisedimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me liderë të mëdhenj botëror kanë treguar shkallën më të madhe të përgjegjësisë politike në përpjekje për të zgjidhur çështjen e vështirë dhe emocionale që për dekada ka qenë barrë e shoqërisë serbe.

Kryeministrja ka rikujtuar se Kosova nuk një çështje me të cilën mund të bëhet abuzim politik.

Ajo ka theksuar se ende ka kohë për të treguar përgjegjësinë e plotë dhe pjekurinë politike.

“Zgjidhja për këtë çështje do të shënojë të ardhmen e brezave. Në një kohë kur marrëdhëniet mes fuqive të mëdha ndaj Serbisë kanë ndryshuar dhe kur zëri ynë dëgjohet më shumë se disa vjet më parë është koha për të treguar unitet më të madh në këtë çështje”.

Bërnabiq ka theksuar se qytetarët nuk duhet të ofrojnë zgjidhje që tingëllojnë bukur të cilat nuk kanë asnjë bazë me realitetin dhe momentin aktual politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat