Ambasadori amerikan takon Vuçiqin, ka këto kërkesa

Lajme

Ambasadori amerikan takon Vuçiqin, ka këto kërkesa

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 20:36
Aleksandar Vuçiq sot shkëmbeu pikëpamje me ambasadorin e SHBA-së në Beograd Kyle Scot

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot shkëmbeu pikëpamje me ambasadorin e SHBA-së në Beograd Kyle Scott lidhur me dialogun Beograd-Prishtinë dhe idetë për arritjen e një zgjidhjeje për çështjen e Kosovës.

Vuçiq edhe një herë theksoi nevojën për të arritur një kompromis të vërtetë, i cili do të garantonte stabilitet të qëndrueshëm dhe do të mundësonte përparim ekonomik.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se dialogu është një mënyrë për të përmirësuar situatën në Kosovë, nëse ajo do të trajtohet me përgjegjësi dhe do të shmangë konfrontimet.

Ambasadori Scott ka ftuar Serbinë dhe Kosovën të tregojnë guxim, fleksibilitet dhe kreativitet në arritjen e një zgjidhjeje që do të kontribuonte në stabilitetin rajonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat