Ljajiq: Kurrë s’ kemi qenë më pranë zgjidhjes së çështjes së Kosovës

Lajme

Ljajiq: Kurrë s’ kemi qenë më pranë zgjidhjes së çështjes së Kosovës

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 15:06
Rasim Ljajiq

Zëvendëskryeministri i Qeverisë serbe, Rasim Ljajiq ka thënë se zgjidhja e çështjes së Kosovës duket se kurrë nuk ka qenë më afër për shkakt të vendosmërisë së njerëzve kyç në Beograd dhe Prishtinë, por sipas tij nga ana tjetër është larg zgjidhja përfundimtare.

“Ne jemi afër, sepse për herë të parë e shohim vendosmërinë e njerëzve kyç si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë për të zgjidhur këtë problem dhe ekziston një pëlqim parësor për zgjidhje parimore, pasi që nuk e dimë se çfarë është përmbajtja e kësaj zgjidhjeje që duhet negociuar por jemi ende shumë larg nga zgjidhja përfundimtare “, tha Ljajiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat