Daçiq: Vendimet e njëanshme sjellin paqëndrueshmëri

Lajme

Daçiq: Vendimet e njëanshme sjellin paqëndrueshmëri

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 17:55
Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm Serbë, Ivica Dacic ka folur për vendimet e njëanshme ndërkombëtare gjatë konferencës së ministrave të jashtëm sot në Vjenë, duke thënë se ato nuk sjellin qëndrueshmëri në zgjidhje gjatë proceseve.

“Sot, shohim se vendimet e njëanshme në rrethanat ndërkombëtare çojnë në paqëndrueshmëri të rrezikshme, duke krijuar një dëm kolateral”, ka thënë zëvendëskryeministri i parë serb dhe ministri i jashtëm Ivica Daçiç në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Vjenë, sot.

Sipas tij një qasje shumëpalëshe në zgjidhjen e problemeve është instrumenti me të cilin veprimet arbitrare, të cilat mund të kenë efekte afatgjata, mund të shmangen.

Një ndër temat kyçe të komentuara sot në Vjenë nga ministrat e jashtëm ë BE-së ka qenë dialogu Kosovë-Serbi dhe çështja e kufijve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat