Gjuriq: Vuçiqit iu ndalua vizita në Ujman dhe Zubin Potok

Lajme

Gjuriq: Vuçiqit iu ndalua vizita në Ujman dhe Zubin Potok

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 21:28
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk do të lejohet të vizitojë Zubin Potokun, transmetojnë mediat serbe, sipas së cilave kreut të shtetit serb nuk do t’i lejohet vizita në liqenin e Ujmanit.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovë, Marko Gjuriq, ka thënë për Tanjug se Prishtina, përveç Ujmanit, Vuçiqit nuk do t’i lejojë vizitën as në dy lokacione në Zubin Potok.

Gjuriq ka thënë se vendimi nga pala kosovare është dhënë gojarisht, pasi sipas tij Prishtina zyrtare refuzon ta bëjë një gjë të tillë me shkrim. Vuçiq sonte do të mbajë fjalim në Beograd lidhur me atë nëse do të vijë për vizitën e paralajmëruar në Kosovë më 8 dhe 9 shtator ose jo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat