Serbia e ‘gatshme’ të ndërhyjë nëse Kosova ia prekë presidentin

Lajme

Serbia e ‘gatshme’ të ndërhyjë nëse Kosova ia prekë presidentin

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 09:27
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot dhe nesër do të qëndrojë në Kosovë.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se të gjitha institucionet ndërkombëtare paralajmëruan dhe e dinë se presidenti i Serbisë  do të shkojë në Kosovë dhe janë të obliguar që gjithçka të kaloj sa më mirë.

Por, ai ka thënë se as shërbimi serb nuk do të “rri duarkryq” dhe se mund të garantojë se “nuk do të dalë askush që do të mund ta arrestojë Aleksandar Vuçiqin”.

“Këtë lirisht mund ta harrojnë”, tha ministri serb duke komentuar mundësinë e përsëritjes së skenarit të Marko Gjuriqit.

Duke mos dashur të tregojë se çfarë do të ndërmerr Serbia sa i përket sigurisë gjatë vizitës së Vuçiq në Kosovë, ministri Stefanoviq tha se garanton se në Kosovë nuk do të paraqitet askush që do të mund të arrestojë kreun e shtetit serb.

“Nuk dua të tregoj publikisht se çfarë do të bëjmë, nuk do të rrimë duarkryq dhe atë që mund ta garantoj është se nuk do të paraqitet askush që mund ta arrestojë Vuçiqin. Këtë lirisht menjëherë munden ta harrojnë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat