Jeremiq: Ndryshimi i kufijve është një precedent

Lajme

Jeremiq: Ndryshimi i kufijve është një precedent

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 18:56
Vuk Jeremiq

Kryetari i Partisë Popullore serbe, Vuk Jeremiq, ka kritikuar qasjen e presidentit serb për çështjen e Kosovës, duke thënë se një marrëveshje përfundimtare do të obligonte Beogradin zyrtar që të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në OKB.

“Kjo nuk është më diçka që mund të fshihet. Marrëveshja qendrore që kërkojnë Vuçiq dhe Thaçi është që ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës marrëdhëniet të “normalizohen”, kështu që të dy palët do të obligohen që të mos pengojnë njëri-tjetri në skenën ndërkombëtare, para së gjithash kur bëhet fjalë për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare përfshirë aty edhe OKB”, tha ai për DW.

Jeremiq sqaron se Aleanca për Serbinë përkrah vazhdimin e dialogut me shqiptarët, sepse beson se vetëm përmes bisedimeve mund të arrihen zgjidhje të qëndrueshme për të gjitha çështjet e hapura.

Ndërsa, në lidhje me debatin për ndryshim kufijsh, ish-ministri i jashtëm serb shprehet se edhe Perëndimi është kundër këtij varianti, pasi do të krijonte një precedent të rrezikshëm, jo vetëm në rajon.

“Ndryshimi i kufijve në bazë të një parimi etnik, i cili në fakt është thelbi i marrëveshjes Vuçiç-Thaçi, është një precedent. Është e sigurt se në të ardhmen ky precedent do të kërkohet edhe nga vende tjera jo vetëm në rajon, por edhe në një pjesë tjetër të botës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat