Për dy minuta vjedhin mall në vlerë gjysmë milion euro

Lajme

Për dy minuta vjedhin mall në vlerë gjysmë milion euro

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Hajdutët arritën të "pastronin" mallra në vlerë gjysmë milion euro nga një dyqan në Gjermaninë veriore për vetëm dy minuta.

Sipas policisë rasti ndodhi këtë vikend në një butik në ishullin Sylt, i cili shet rroba dhe bizhuteri ekskluzive.

“Hajnat nga ora 3.14 e mëngjesit deri në ora 3.16 morën gjithçka nga raftet e butikut, të cilin e kishin thyer më parë, dhe u arratisën me një automjet.

Ishulli Sylt është një vendpushim ekskluziv gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat