Një nga arritjet më cytëse dhe më të pjekura të prozës franceze të mesit të shekullit xx

Libra

Një nga arritjet më cytëse dhe më të pjekura të prozës franceze të mesit të shekullit xx

Nga: Mikel GOJANI Më: 24 korrik 2016 Në ora: 12:52
Ballina Librit

Simone de Beauvoir, “Mikesha”, Botime “Pegi”, Tiranë 2014

 

 

Simone de Beauvoir (1908-1986) ishte një shkrimtare, intelektuale, filozofe, aktiviste politike, teoriciene sociale franceze. Megjithëse nuk e konsideronte veten si filozofe, ajo pati një ndikim të rëndësishëm mbi ekzistencializmin dhe teorinë feministe. Ka shkruar novela, romane, biografi, një autobiografi, si dhe një monografi mbi filozofinë, politikën dhe çështjet sociale. Mes tjerash, ajo është shumë e njohur për romanet e saj “L’Infitee” dhe “Les Mandarins”, si dhe veprën e saj eseistike “Seksi i dytë” etj. Romani “Mikesha”, është libri i parë që ka shkruar Simone de Baeauvoir. Duke qenë se është romani i saj i parë i botuar më 1943 për herë të parë, ndërsa vjen i shqipëruar nga shkrimtarja e mirënjohur shqiptare, Diana Çuli, botuar nën siglën “Pegi”, Tiranë 2014.

Ngjarjet që ndodhin në roman nuk kanë atë dhimbjen e madhe, por edhe mendimin e thellë që karakterizojnë romanet e saj të tjerë. Ky është një nga elementet që e bën të lexueshëm për këdo, ndoshta “Gruaja e thyer” do një lexues pak më të specializuar, ose një lexues të cilit nuk i duken gjerat e vështira të jetës, që tregon për pjesët e jetës të tre grave të ndryshme, ndërkohë tek “Mikesha” kemi një Simone krejtësisht të re, një Simone që bën hapat e parë të individualitetit.
Qysh në prolog të romani kemi dialogun në mes të Francuazës dhe Zhreberit:

 

Francuaza: Mërzitem nganjëherë kur mendoj se nuk do të njoh kurrë më shumë se një pjesëz fare të vogël të botës. Tani jam e qetë, sepse ia kam mbushur vetes mendjen që ngado që të shkoj, pjesa tjetër e botës zhvendoset me mua. Kjo më shpëton nga mërzitja.

Zhreberi: Mërzitje për çfarë?

Francuaza: Që banjo brenda lëkurës sime, kur bota është kaq e madhe.

 

Mikesha është një vajzë e re. Bëhet fjalë për Parisin e viteve në prag të luftës. Historia zhvillohet në Parisin e paraluftës dhe e mbushur me dashuri, egërsi dhe hakmarrje. “Mikësha”, eksporon ndryshimet që bindin në shpirtin e një gruaje dhe të një qyteti që do të kapitullojë së shpejti. Pra, ngjarjet ndodhin në një atmosferë të bukur bohemiane pothuajse në Parsin e viteve të dyzet, kur akoma nuk kishte filluar lufta e dytë botërore, kur njerëzit ishin shumë të dhënë pas luksit. Kryeprotaginst të romani janë Pieri dhe Francuaza, janë që të dy të dhënë pas teatri. Francuaza është shkrimtare, ndërsa Pjeri është një regjisor shumë i njohur, ku që të dy jetojnë përmes artit dhe dashurisë. Dhe ndërkohë në qarqet intelektuale të Parisit, herë pas here vinë edhe elementë të rinj, vajza të reja, djem të ri, në një farë mënyre këta bëjnë përpjekje për t’i futur në rrethin e tyre të intelektualëve, me diskutimet e tyre filozofike, dhe sigurisht duke mos i lënë ndjenjat mënjanë.

Ndërkohë ndërmjet Pierit dhe Franzuazës na vjen një mikeshë e ftuar, që është Ksaviera. Ksaviera është një vajzë e re, nuk është intelektuale, pothuajse e pagdhendur, një kollare, por gati edhe tallëse me këta që janë që janë intelektualë të mirëfilltë, jo pseudointelektualë. Kështu që Ksaviera me ato kokretinë e saj, me kokëçarjen e saj, do të tërheq vëmendjen e secilit, përkatësisht e Pierit, edhe të Francuzës, në anën tjetër. Mirëpo, ajo duke krijuar një tension, që është interesantja, historia, në pamje të parë duke e zakonshme, nuk sjell ndonjë gjë të re. Ajo që është e veçantë ndërmjet Francuazës dhe Pierit, identifikohet me historinë e vetë Simoe de Baovua me Zhan Pol Sartrin dhe Olaga Kosakiewicz,vajzë e re ruse e cila hyn në jetën e tyre, ku lidhja e tyre është e lirë në kuptimin ata janë të dashuruar, jo vetëm shpirtërisht, por edhe në nivelin intelektual janë të lidhur shumë me njëri – tjetrin, mirëpo i kanë lënë hapësirë tjetrit ose në qoftë se në fakt dëshirat tuaja të shpijnë diku tjetër, je i lirë të shkosh. Sepse ti duash të jesh me mua me dëshirën tënde, sepse unë t’i imponojë rregullat e shoqërisë. Kjo është dashuria e vërtetë. Të të jesh i lirë, të shkosh ku të duash, kthehesh kur të duash, jo domosdoshmërisht do të më gjesh këtu, pra në qoftë se dëshira jote është të rrish me mua jo pa hedhur sytë, në një mënyrë apo në një tjetër, je i predispozuar dhe vëmendjen tek personi që do, atëherë kjo është dashuria e vërtetë. Pra shfaqet dashuria në mes të Pierit dhe Franciazës.

“Nuk mund të flitet për besnikëri apo pabesi mes nesh – tha Pieri, e tërhoq Francuazën pas vetes. Ti dhe unë jemi një. (fq. 27).

Francuaza e dashuronte Pierin. Në jetën e saj nuk kishte vend për tjetër dashuri. Edhe Pjeri i jepte dritë në të gjitha çastet e jetës. Ngjarje tepër interesante zhvillohen në mes të Kvariës, Francuazës, Klodit, Elizabetës, ndërsa Pieri përgatiste një shfaqje tepër interesante. Pieri bënte përpjekje për ta përgatitur në mënyrë sa më të realizuar këtë shfaqje duke qenë i vetëdijshëm për vështirësitë që paraqiste përgatitja e kësaj shfaqjeje.

“Kështu ndodh me të gjitha artet, -tha Elizabeta ftohtë, - gjerat e bukura nuk krijohen lehtësisht; sa më të çmuara të jenë, aq më shumë punë kërkojnë”. (fq.57).

Aktor i madh, regjisor i madh për të cilin fliste Parisi ishte Pjeri. Turma e zhurmshme ishte drejtuar për teatër për të parë provën gjenerale. Pjer Labusi luante rolin e Jul Cezarit.
Francuaza del nga ana tjetër duke qenë që pretendonte këtë lloj dashurie, të mos kishte xhelozi, madje ushqente një lloj dashurie ndaj Ksavirës, megjithatë në një anë tjetër zbulonte nga vetja që ka edhe një lloj xhelozie, domethënë nuk është ajo, që nuk mund të ngrihej në një nivel që të të thuash se nuk ndjen xhelozi, por vetëm dashuri, do të thotë që të ngrihesh në nivel shenjtërie, edhe përsosmërie, që domethënë, se kuptohet që njeriu në një asnjë rrethanë të tillë nuk mundet të jetë i tillë. Mirëpo, Francuaza zbulon që nuk e ka edhe aq të lehtë, pavarësisht që në jetën e saj hyn edhe një personazh tjetër, mendja e saj është tek Pjeri. Kështu që tensionet bëhen shumë të mëdha. Kuptohet është pragu i luftës, dhe duke qenë pragu i luftës futen në skenë edhe ato dilemat ekzistenciale që ka njeriu, t’i përkushtohet dashurisë, jetës, apo të jetë pjesë e kësaj lëvizjeje sociale.

Në këtë kuptim, në këtë libër mund të ketë edhe tradhti, domosdoshmërisht që ka edhe nga të gjitha palët. Por duke qenë se është ajo lidhja kaq e fortë ndërmjet tyre, Francuaza vendos që të marr frenat e jetës së saj në dorë. Por, çfarë mund të kuptojmë me këta frena? Vendos, që ajo të shkëputet gjithmonë nga Pieri, dhe të iki dhe të marrë në dorë jetën e saj ose vendos që të hakmerret me Ksavieren dhe ta marri Pjerin, domethënë kjo është një dilemë mes së cilës ka jetuar Francuaza. Krijimi i rasporteve në mes të Pjerit dhe Ksavirës, ishin përjetime të trandshme që mbërthenin në thellësi shpirtin e Francuazës. Gjithë këtë botë të trandshme Francuaza ia shpalos Zherberit.

Francuaza nuk dëshironte ta takonte Ksavirën. Pas këtyre raporteve në mes tyre, takimi në mes Pjerit dhe Ksavirës është tepër interesante dhe me emocione, mbase të ligjshme, duke i shprehur që të dytë njëri – tjetrit ndjesitë që kishin. Pjeri dëshironte një treshe, të ekuilibruar, ku askush nuk do të sakrifikohej.  Momente tepër interesante dhe dramatike në roman ndodhin pas shkatërrimit të raporteve të Pjerit me Ksavirën dhe kthimi i Pjerit kah Francuaza. Po ashtu, edhe krijimi i raporteve të Ksavirës me Zherberin. Meqenëse Francuaza kurrë në jetën e saj nuk hoqi dorë nga dashuria e saj ndaj Pjerit.

Kështu që lirisht mund të themi se fund e krye të këtij romani zhvillohen drama nga më të ndryshme, duke e bërë subjektin e romanit tepër tërheqës.

Simone de Beauvoir përdor një gjuhë të kuptueshme, e thjeshtë dhe shumë e mbërritshme tek lexuesi, edhe tek lexuesi më i thjeshtë.  

Libri mbetet një nga ato dhurime të vetvetes, e vetmja ambicie e shkrimtarëve, që e kanë në natyrë të magjepsen nga bukuria e krijimit, siç kemi me këtë rast me krijimin e shkrimtares së famshme franceze, Simone de Beauvoir.

 

Libri është një vlerë a padiskutueshme, që kontribuon në njohjen e letërsisë së madhe europiane dhe hapjen e një horizonti të ri në përsosjen e shijeve të lexuesit shqiptar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat