Në Vuthaj ka filluar manifestimi “Muzat e Alpeve 2016”

Libra

Në Vuthaj ka filluar manifestimi “Muzat e Alpeve 2016”

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 12:30
Foto me perfaqesues te diaspores se Plave Gucise ne SHBA Esad Gjonbalaj dhe perfaqesues komuniteti te Plave Gucise

Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “TEUTA”,mbrëmë në Vuthaj të Plavë-Gucisë ka filluar manifestimin letrar nderkufitar “Muzat e Alpeve 2016”. Shkrimtarët nga Kosova, Mali I Zi dhe Shqipëria u shfaqen me kumtesa për Gjon Bukuzun, Esad Mekulin si dhe pozitën e librit dhe të shkrimtarëve në shtetet e trekufirit. Me këtë rast u promvovua libri “Semundja e barishteve të  vendlindjes-Bolest trava zavicajnih”, I autorit boshnjak Safet Hadrovic-Verbiqki. Ndërsa, nesër(te premten)në Junik  do te mbahet ceremonia qendrore me c’rast Cmimi për Vepër Jetësore “TEUTA”do t’I ndahet shkrimtarit të mirënjohur malazeze Mirash Martinoviq. Laureat paraprak të Cmimit TEUTA ishin Jevrem Berkovic, Dritero Agolli dhe Ramiz Kelmendi.

Aktiviteti letrar ndërkufitar “Muzat e Alpeve” I cili mbrëmë u mbajt në Kulla Kulla Rosi, në Vuthaj të Gucisë, nga të pranishmit u vlerësua si një “manifestim levizës” nëpër shtetet ndërkufitare ndërsa numri vogël por me peshë i shkrimtarëve pjesëmarrës është simbolikë e apostujve, të cilët udhëtojnë nëpër vende të ndryshme me qellim që të përqojnë sa më gjërë mesazhet e tyre qëllimmira. Se organizime të tilla që kanë për qëllim integrimet kulturore edhe në fushën e letërsisë kanë një të ardhme sepse ngado që arrinë lene pas vetes emblemën e vet.Per historikun e Shoqatës Rajonale te Shkëimtarëve “TEUTA” foli shkrimtarja dhe gazetarja Ajëtë Beqiraj, koordinatore e projekeve brënda saj dhe njëra ndër themelueset, e cila shtoi se pas turit katërdititor “Shkrimtarët lobojnë për Kosovën” në Rumani-njëri ndër të pesë shtetet e BE-se që nuk e kanë njohur Kosovën, shoqata për shkak të mundeësive të vogla buxhetore u kufizua vetëm në manifestimin trekufitar“Muzat e Alpeve”, I cili deri më tani është mbajtur në dhjetëra qytete të Kosovës-Malit të Zi dhe Shqipërisë. 

Në kete organizim të mundësuar sivjet nga tri komunat: Pejë, Decan dhe Junik, me mbështetjen e fuqishme të Ministrise së Diasporës, në kuadër të “Ditëve të Diasporës” dhe me moton “Edhe ti je pjesë e atdheut”, një vend të vecante pati edhe diaspora e  Plavë-Gucisë ne vecanti, e cila në dekadat e fundit ndihmoi cështjen e Kosovës me krahë lufte, strehim të popullatës  dhe mbështetje financiare, duke mos kursyer asgjë deri në clirimin përfundimtar dhe pavarësimin e saj. Me këtë rast, përfaqësuesi I diasporës së Plavë Gucisë në Amerikë, Esad Gjonbalaj falenderoi shoqaten “TEUTA” për ardhjen “në një vend të duhur-në një fole të shqipeve dhe të cështjes kombtre, në Plavë guci e cila hisotrikisht ishte arenë lufterash përr mbrojtjen e identitetit shqiptar. Diaspora e Amerikes ishte katalizator I lirisë dhe I shtetësisë së Kosovës, pa harruar as kontributin e diaporës nëper vendet e tjera të botës”, tha Gjonbalaj, I cili shtoi se  fatkeqisht Plave-Gucia është në Amerikë duke pas parasysh plagën e rëndë të mërgimit. Diaspora e Plave Gusisë kishte një rol të madh në aspektin kombtar dhe ajo sot mbijeton falë shtetësisë së Kosovës, për të cilën kemi punuar pandalur se nuk kishte logjikë të punojme për Plavë Gucinë kur Kosova ishte e robëruar. Sot Kosova është shtet, ndaj presim që Kosova dhe Shqipëria t’I hapin arterjet e mbyllura të zemrës për Plavën dhe Gucinë. Të hapin rruget dhe te lidhjeve të tokave shqiptare, sepse kjo është e vetmja menyrë se si të shpëtohet kjo treve. Jam I lumtur që flasim në këtë nivel për diasporën por edhe për hallet e ruajtjes dhe kutlivimin e kulturës sonë, që është një thesar I pazbuluar, sepse në kete trevë nuk është bërë asnjë studim arkeologjik sepse qarqet dhe rrethanat e kohës nuk kanë lejuar>me kete rast ju uroj mireaerdhje ne votren e Jakup Ferrit dhe te Ali Pashe Gucise dhe uroj që rrugëtimi juaj të vazhdoj si një mision hyjnor për ruajtjen dhe mëkëmbjen e qenies shqiptare aty ku është në rrezik…”.

Pas Pejës, Rugovës, Kotorrit,Decanit, Rozhajës e Bajram Currit, sivjet “Muzat e Alpeve” ndaluan në Plavë-Guci, në këtë krahinë trimërie, nderi e bujarie  ne gjirin e së cilës u përkujtua 100 vjetori I lindjes se njerit prej kolosëve me të mëdhenj te letrave shqipe, poetin Esad Mekuli, I cili vjen prej ketyre trevave. Prof. dr.Salih Bashota në referatin e tij “100 vjetori I lindjes se Esad Mekulit” ndër të tjera tha se: “Esad Mekuli me poezine e tij e ka shqyrtuar me se miri ekzistencen e njeriut shqiptar ne nje periudhe te veshtire te orjentimit te tij drejt nje vetdijesimi  per vetveten.Bota etij krijuese e mbushur plot vuajte,dhembje,sacrifice por edhe optimizem, e ka fuqizuar rolin dhe misionin qe duhet ta kishte fjala shqipe ne jeten kombtare te shqiptareve te Kosoves. Ne fakt, poezia e Esad mekulit e ka provuar qarte dhe bindshem dimensionin e nje edukimi kulturor I cili eshte misehurar me ideale te kufizuara ne nje periudhe te veshtire.Roli dhe misioni I saj tashme historic ,gjithesesi e perforcon bindjen se poezia  kishte per qellim shperthimin e vrulleve te para krijuese te cilat do te sisitemonin kohen e nje brezi krijues te mbeshtetur ne ideale qe do te reflektonin njohjen e shqetesimit te jetes njerezore dhe kulturore. Poezia e Esad mekulit me firmen e saj te lirizmit I prek ndjenjat me te zjarrta te njeriut,te cilat e kerkonin arsyen e bindjes dhe te besimit per nje lloj utopie apo drejtesie sociale”. 

Pas pesë shekujve të Mesharit të Gjon Buzukut, autori u përkujuta me një referat nga prof.fr.Anton Berisha, I cili në referatin “Gjon Buzuku poeti I pare shqiptar”, tha se bindja edhe e studiuesve te shquar e kane thene se Meshari eshte nje veper e perkthyer. Por,studimet e bera me vone deshmojne se Meshari  eshte nje veper e hartuar nga vet Buzuku“.

Pozita e shkrimtarëve dhe e librit ne trekufirin Kosovë-Mal I Zi aktualisht nuk eshte ne gjendje te lakmueshme, sa nga mungesa e mbehstetje institucionale poaq nga humbja e lexuesit per shume arsye. Ndaj, me këtë rast, shkrimtari e mirenjohur malazez Mirash Martinoviq u perpoq te sjell pasyren e pozitës se librit dhe të shkrimtarëve ne trekufirin Kosove-Mal I Zi-Shqiperi, e cila sipas tij nuk dallon shume ne te tria shtete. Sepse, tashme secili mund te botoje libra, pa kritere, se me pare nje liber I vetem te bente shkritmar ngaqe ai vleresohej vetem nga ekspertet. Me këtë rast, ai përmendi domosdoshmërinë e rikthimit të kritikës, tash kur botohen libra pa numër si dhe krijimin e një zingjiri të shpërndarjes së librave të vlerave të mirëfillta, anipse ata në një formë apo në një tjetër, do të gjejnë rrugën deri te lexuesi”.

Ne vazhden e aktiviteteve u promovua libri I autorit te mirenjohur boshnjak Safet Hadrovic ”Semundja e barishteve te vendlindjes-Bolest zavicajnih trava”, nepermjet te cilit autori rrefen per rënkimet e trevave të shkretuara nga largimi I popullatës.Për vlerat e librit foli shkrimtari I mirënjohur nga Kosova Ibrahim Kadriu, I cili ndër të tjera tha se: “Qamil Siariqi ishte nje shkritmar shume I madh,sepse vendlinjene  ksithe tematike dhe I kushtohej. Hapat e tij po percjell safet Hadrovic, I cili me poezite dhe librat e tij I ka ne Bihorin e tij ne te ciiln eshte lind dhe rrit. Poezite jane te shrkuara me nje perkushtim te jashtezakonshme dhe forma te ndryshme me vargjet e lira, te rimuara dhe sonete. Dhe vet titulli I librit thote gjitehcka nepermjet metafores sikur edhe vet poezia e tij,e zgjedhur e rralle dhe shume origjinale e cila terhqe per lecim”.

Semundjeve te barishteve te vendlinjes iu kane parparire koherat e lulezimit te genjeshtrave ne te cilat kemi jetuar, koherat e lulezimit te frikes te cialt I kemi perjetuar dhe koherat logjikave te cunguara te cilat po na percjellin edhe sot e kesaj dite tha ne fjalene  tij autori I librit Safet Hadrovic me këtë rast tha se janë klithjet e vendlindjes së tij të shkretuar Verbicës, tha se:

“Dhe prandaj, jo vetem ne keto hapesira por ne gjithe boten tani te perndjekurit, te ikurit, fatkeqet te cilet bredhin dhe deti,dhe lumenjte dhe qytetet ku dhjetera mijera femije rrembehen nga femijet, vriten, tregtohen dhe shiten. Keto barishte renkojne per vendlindjet tona te cilat kane mbet shkret te cilat nuk I popullon askush sepse te gjitha ato hapesira jane vershuar me gjak,cfare edhe I kam apre ne Bosnje…”.

Aktivietteti I dites se pare u permbyll me nje mbremje poetike.Ndersa nesër(e premte), në ditën përmbyllëse të manifestimit në Junik,  do te vazhdoje me nje referat per Din Mehmetin, promovimin e librit “Dita e fundit e Eskilit-Poslednji Eshilov Dan” si dhe Cmimi për Vepër Jetësore “TEUTA” do t’ I ndahet shkrimtarit të mirënjohur malazez Mirash Martinoviqit, me motivacionin: “Vepra e Martinoviqit e mbështetur në traditën e lashtë përcon humanizëm, dashuri dhe mesazhe të fuqishme universale dhe të vlefshme për të gjitha vendet dhe popujt. Ajo hap horizonte, lëviz kufinj dhe është udhërrëfyes I qartë në rrugëtimin e përbashkët të qytetërimit kah e ardhmja”. Martinoviqi I cili tek lexuesi shqiptar njihet me romanin kushtuar mbretëreshës ilire “Teuta” , është laureat I katërt I Cmimit “TEUTA”, pas Jevrem Berkoviqit, Dritero Agollit dhe Ramiz Kelmendit. 

Manifestimi “Muzat e Alpeve 2016”, I cili për të katërtin vit me radhë organizohet nga Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta”e themeluar nga shkrimtarë nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, sivjet u mundësua nga Ministria e Diasporës në kuadër të “Ditëve të Diasporës” me mbështetje edhe nga zyrat e kryetarëve të komunave: Pejë, Decan dhe Junik. Ndërsa, laureate paraprak të Cmimit për Vepër Jetësorë “TEUTA” ishin Jevrem Berkoviq, Dritëro Agolli dhe Ramiz Kelmendi.

Image

 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat