Panairi Ndërkombëtar i Librit Shqip, në 2 gusht në Durrës

Libra

Panairi Ndërkombëtar i Librit Shqip, në 2 gusht në Durrës

Më: 1 gusht 2016 Në ora: 16:31
Pamje nga konferenca

Durrësi per gjate pese diteve, do të jetë vëmendja letrare mbarëkombëtare, ku do zhvillohet  “Panairi Ndërkombëtar i librit shqip”. Organizatorët e aktivitetit të rëndësishëm letrar,  Shoqata kulturore artistike “DURANA” dhe Bashkia e Durrësit, kanë konfirmuar pjesmarrjen e rreth 80 shtëpive botuese  nga 7 vende.

Aqif Hysa, drejtues i këtij eventi dhe përfaqësues i shoqatës “DURANA”,  gjatë konferencës për median ka bërë të ditur se “rreth 80 shtëpi botuese nga Shqipëria dhe 7 vende të tjera ku botohen libra shqip,janë bërë pjesë  e Panairit Ndërkombëtar të Librit, i cili do të mbahet nga data 2 deri më 7 gusht, gjatë Shëtitores “Taulantia”.

Synimi i këtij Panairi është ruajtja dhe përhapja e gjuhës shqipe në trevat shqipfolëse nëpërmjet librit dhe ajo që ka më shumë rëndësi është se ky panair i shërben shkëmbimit të vlerave. Panairi ka qëllim të krijojë një ngjarje kulturore parësore për qytetin e Durrësit, vizitorët e tij, turistët vendas dhe të huaj, duke e lidhur librin me turizmin përmes një Panairi tematik, i pari i këtij lloji për këtë qytet.

Adrian Gurra, Drejtor i Kulturës, Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, në Bashkinë e Durrësit ka pohuar se,  Panairi Ndërkombëtar i Librit është ndër ngjarjet më të rëndësishme të këtij sezoni veror, për qytetin e Durrësit. ” Bashkia e Durrësit e ka mirepritur ftesën e organizatorëve për bashkëpunim për këtë aktiviteti të rëndësishëm për librin shqip. Kjo është një ngjarje për qytetin e Durrësit dhe qytetarët e saj|ka thene ai.

Panairi Ndërkokombëtar i Librit Shqip do të hapet ditën  e martë, ku marrin pjese shtëpi botuese nga 7 vende si Shqipëria, Greqia, Italia, Kosova, Maqedonia, Mali Zi, Rumania, te cilet do të promovojnë librat shqip për të apasionuarit pas letërsisë shqipe. Panairi do të qëndrojë i hapur  për 5 ditë nga ora 18:00 deri në orët e vona në shëtitoren “Taulantia”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat