Prizrenasja, Drenusha Kryeziu ndriçon në gjerdanin e poezisë

Libra

Prizrenasja, Drenusha Kryeziu ndriçon në gjerdanin e poezisë

Nga: Aziz BYTYÇI Më: 22 gusht 2016 Në ora: 10:02
Libri

Në kuader të panairit të librit në Prizren, Instituti për Kultur dhe Kërkim Social, në ambientin e hapur buzë Lumbardhit në qytetin e artit,historisë dhe kultures u promovua libri  ''HIJET E SHPIRTIT'' të autores Drenusha Kryeziut.Kjo mbrëmje e promovimit të librit buzë Lumit të Lumbardhit me pjesmarrjen e shumë artëdashësve nga Tiran, Prishtina,Istogu,Gjakova e Prizreni e nderuan këtë poete prizrenase me vlera të mëdha në fushën e poezis.

Drenusha Kryeziu si e vogël dallohej nga moshataret e saj për interesimin dhe dëshirën që kishte për ta eksploruar botën që e rrethonte.Dëshira dhe ëndrra për të qenë një emër i njohur e i nderuar në  gjithë botën e për ta ndihmuar njeriun,këtë qenie humane, e detyroi ta marrë rrugën e gjatë e të ndërlikuar të studentit të mjekësisë.Ndersa poezia është bari i shpirtit të saj, siç thotë edhe vetë krijuesja:''Pa poezi unë edhe po të doja, nuk do të dija të jetoja.Rruga e artit të saj vazhdoi, jo shumë  pas përmbledhjës së parë ajo del edhe me librin e dytë ku vertet shofim një transformim të ndjeshëm të poetes, në syrin kritik, ku erdhi me botimin e librit të tretë!

Fillimisht këtë promovim të librit e hapi organizatori i IKKS-së,z.Ditar Kabashi me një recitim të poezisë së autore,pas recitimit të poezis, mori fjalën profesor Gazmend Beqaj i cili foli rreth personalitetit të poetes Drenusha Kryeziut.Unë jam biolog për nga profesioni dhe kur më thanë të flasë për poezitë të Drenushës ,në fillim hezitova...Do ta kisha lehtë të flisja për për Drenushen si ish nxënësen time,për Drenushen e përkushtuar që e pregadiste njësinë mësimore ende pa e zhvilluar unë dhe pastaj më bënte pyetje provokuese...Për Drenushën te e cila kisha fituar aq besim sa ia mundesoja të ma mbante edhe oren e mësimit,veçmas në mikrobiologji.Për Drenushën ish nxënëse timen dhe mantilëbardhë e ardhëshme do të kisha mundur të flas gjatë.Ama këtu kamë dalë të flasë për Drenushen poete,të flasë për poezin e saj.

Dhe njëashtu si gjithë poetët që veçohen me një shpirtë delikat të hajthshëm të ndjeshëm dhe mbi të gjitha  shumë të bukur edhe ajo ka po këtë magji në shpirtin e saj...ka shpirt poeti.Dhe kur këtij shpirti ia shtojmë imazhin dhe thellësitë e kaltra të syve të saj atëherë nuk do të flasim veç për poetin që bënë art.Do të flasim për poeten si art në vete.Profesori Gazmend Beqaj u eksagjerua më shumë  për poeten tani që vertet po ndriqon si gjerdani.Ai më pastaj foli rreth analizesë së poezisë së Drenushës.Poetet sikur gjithnjë jetojnë përtej kohës dhe mjedsit të vetë,ama Drenusha bindëshëm qëndron me këmbë në tokë edhe në kërkim të përgjigjeve që ia kërkon jeta,hulumton me plotë pasione ''ME POEZINË E SAJ'', duke kërkuar''VETËM NJË ÇAST'',nëpër ëndrrat,shpresat,nëpër ''HIJET E SHPIRTIT'', të saj përmes tri përmbledhjeve të saja poetike që karakterizohen me vargje të thjeshta të bukura por me përmbajtje dhe finesë të mbështjellura me një aureolë ndjenjash të përziera.Në fund profesor Beqaj tha se :Poezia e saj është shprehje sublime e emocioneve të trazuara,është shperthim i tundimeve shpirtërore është gershetim i ndjesive të bukura, të shkrira në artin poetik.Drenusha rrezaton me ëmbëlsinë e saj ajo sikur vallëzon me brishtësinë e vargjeve të saja që reflektojnë ndijesi të ngrohëta që na bëjnë për vete dhe sikur na ftojnë edhe ne të hidhemi në vallen poetike, andaj i uroj mantilbardhës suksese.

Pastaj vete autorja e librit u ftua me një pikë muzikore e cila di t'i bie klarinetit.Pas përfundimit të  pikës muzikore e mori fjalen redaktori i librit Berat Batiu, i cili përpos uratave dhe pershendetjeve ai Drenushen e quan ciciron të poezis, ndër të tjera Berat Batiu tha që ne kemi besuar që Drenusha do ta studijoi Gjuhën Shqipe por ajo mori një drejtim humanitar,një drejtim të zorshëm pra MJEKËSINË. Në fund Berat Batiu tha se tani Drenusha është doktoresh por ushqim të shpirtit e ka poezinë dhe ajo ndriqon me krijimtarinë e saj letrare, i uroj shendet dhe jetë të gjatë.

Gjatë promovimit i recituan poezit e Drenushës, Rijona Rama,Ditar Kabashi,Dua Rama më pastaj folen edhe profesor Enver Batiu,Krenar Kryeziu,Agim Berisha.Si çdo herë i mbetej ta flas fjalën e fundit autori apo autorja e në këtë rastë mori fjalën doktoresha dhe poetja jonë prizrenase Drenusha Kryeziu me emocione të mëdha, duke i falenderuar të gjithë të pranishmit që në këtë mbrëmje mu në buzë Lumbardhit, ke Ura e Gurit, me fishkëllimen e ujit dhe fluska të vockla shiu më nderuan mua dhe e bënë shumë madheshtorë këtë promovim libri të cilen ma mundesuan IKKS-së.Autorja nuk u ekzagjerua shumë por  tha se jamë përballur me një periudhe shumë delikate të vështirë kur e kamë shkruar poezin ''MAKTH'', unë i falenderoi prinderit e mi shumë që ata më japin çdo herë dhe kurdoher përkrahjen dhe tani edhe njeriu më i afërt i imi më jepë përkrahjen, pra bashkëshorti im për të cilin jamë shumë falenderues dhe krejt në fund i përshendeti dhe të të gjithë të pranishmit mbi njëqindë pjesmmarrës i ftoi të pinë kafe në ëmbeltoren e qytetit të lashtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat