“Malli i dashurisë” si autobiografi poetike!

Libra

“Malli i dashurisë” si autobiografi poetike!

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 22 gusht 2016 Në ora: 10:41
Libra

Dan Kosumi, larg dheut të tij, mbetet në kërkim të emrit të vet, e ndërsa emri i tij mbetet në diagonale të përjetshme me Atdheun. Ai lëviz e shfaqet me ngjyra dashurie në një kopsht sa të bukur aq edhe të këndshëm, si dahlije shpirti e zë tonik në shikim të kësaj toke të shenjtë.

Në amfiateatrin e Bibliotekes Kombëtare “Pjeter Bogdani” në Prishtinë në pranin e shumë dashamire të librit u bë promovimi i veprës letrare me titullin “Malli i dashurisë” të poetit Dan Kosumit. Në recesionin e Musa Jupollit dhe diskutimet e të tjerëve rreth shkrimtarit dhe veprimtarisë së tij letrare në mes tjerash u theksua:” Me një modesti- e me nje drite reflektimi e pershkrimeve, udhtimem poetike ky poet i mirenjohur nga diaspora, vjene me stilin e tij, ne, relodi muzike me nota te krijuara nga dheru, ne binomin Atdhe- Dashuri. Ajo që vihet re në këtë libër më të fundit të autorit, është një penë në kërkim të së mirës, është ide e filozofi në etje të gjuhës shqipe, si dehje e poetit, a thua se kemi të bëjmë me “marinarin” n'udhëtim, në kërkim të detit Jon, aty në Çamëri, ku të mbushë penën me aromë shpirti e mallin e kuzhinës arbërore!

Dan Kosumi, larg dheut të tij, mbetet në kërkim të emrit të vet, e ndërsa emri i tij mbetet në diagonale të përjetshme me Atdheun. Ai lëviz e shfaqet me ngjyra dashurie në një kopsht sa të bukur aq edhe të këndshëm, si dahlije shpirti e zë tonik në shikim të kësaj toke të shenjtë.

Thuhet se literatura më e këndshme është ajo gojore, ajo e guximit, e, në këtë kontekst, duke lexuar vargjet e Dan Kosumit, kemi bindjen se jemi duke folur me poetin. Pena dhe poeti banojnë me të njejtën “antologji” të lirikës shqiptare, dje, sot e nesër.

Në këto vargje shfaqet dukshëm një hapësirë e pafund, poetizim teme, metaforë lirie, (atë lirinë e kërkuar ndër shekuj), nga atje ku e ka gjenezën od’ e varg i kulturës sonë poetike, në udhëtim e gjetje të bukura, prandaj në këtë vepër themi se gjejmë origjinalitetin krijues të autorit. Poezit e k[tij poetti nuk jan[ roman që shpjegohen, por vargjet që mund të shkruhen në roman, të përkthehen në poemë të gjatë jete, sepse i tillë vjen poeti; i qartë, i sinqertë e me vargun që rrjedh…

Janë një mori poezish që vlejnë për t’u veçuar si prurje serioze në poetikë, përmendim këtu: “Në kërkim të kokës sime”, “Malli i dashurisë” etj.    Dashuria për vendlindjen jepet e hapur nga poeti, teksa në disa poezi shprehet: “…

Veç në vendin tim ka kuptim jeta” apo “…Kush të këndoi si Biri ynë, Ali Podrimja”. “Ti je shqipe mbi Flamur”,  i këndon me penë e veshur në art, poeti ynë Dan Kosumi,  Fazli Graiçevcit.

Kosumi nuk e harron as të djeshmen e as të sotmen, nuk harron trimat e Dardanisë. Ai i këndon Zahir Pajazitit:

Pushkët tona

zjarr vullkani,

janë lajmëtarët e lirisë...

Këtu vargu ka fuqinë e mos ndarjes së heroit nga shokët e tij. Ndërkohë, në zemrën e  poetit Kosumi, dashuria për Çamërinë mbetet flakë e prush:

plagët e tua

gjaku im...

dhëtimet e poetit edhe në këtë prurje poetike, janë në kërkim të metaforës, ku përmendim vargje të tilla, si: “Jetë në botën e vetmisë” dhe shkon deri te prushi i zemrës, në besnikëri të çdo fjale, aty ku dashuria vlon me penë e shpirt.

Vjen ky mall për sytë e tu,

vjen ky mall, i valë, si mall,

seç më ndalet zemra larg,

veç pranë teje më ringjall’.

 

Vjen ky mall e më pushton,

vetëtimëz që më vret,

pa ty jam lypsar i ngratë,

me ty, botën, shpallem mbret.

 

Eh, ky mall i ndezur prush,

flakërim në sytë e tu,

shirash vjeshte më përpush,

veç pranë teje, gjithashtu.

Poezitë e këtij poeti të vyeshëm janë një mori  që vlejnë për t’u veçuar si prurje serioze në poetikë, përmendim këtu: “Në kërkim të kokës sime”, “Malli i dashurisë” e të tjera. Dashuria për vendlindjen jepet e hapur nga poeti në shumicën e poezive të tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat