Doli nga shtypi libri më i ri i Adnan Mehmeti

Libra

Doli nga shtypi libri më i ri i Adnan Mehmeti

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 15:21
Ballina e librit

Doli nga shtypi libri më i ri i poetit dhe publicistit nga Lugina e Preshevës Adnan Mehmeti, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Libri në fjalë titullohet “Simfonia e udhëtimeve nëpër kontinent”, botuar nga Shtëpia Botuese “Faik Konica” dhe u shtyp në shtypshkronjën "Lena Grafik" në Prishtinë. 

"Libri permbanë udhëtimet e autorit nëpër shumë vende e shtete te kontinenti te ri.Ky libër mund të llogaritet edhe si ditar udhëtimesh, përsiatjesh dhe mbresash të tij gjatë këtyre udhëtimeve të përshkruara me një profesionalizëm të mirë nga autori", vlerbson Bilall Maliqi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve "Feniks" në Preshevë.

Ai thotë se libri shoqërohet me parathënien e thukët dhe tejet interesante te studiueses, Dr. Yllka Filipi.
Sipas Maliqit “Simfonia e udhëtimeve nëpër kontinent” vlen të lexohet, sepse gjatë leximit ëndërrisht lidhesh me atë rrugëtim, me ato bukuri të shumta që i ka parë dhe i ka shijuar autori i librit.

Adnan Mehmeti nga fshati Letovicë i komunës së Bujanocit më 5 Gusht të këtij viti në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës në Bujanoc ka promovuarmonografinë për Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat