Jam bija jote Kosovë

Libra

Jam bija jote Kosovë

Nga: Aziz BYTYÇI Më: 16 shtator 2016 Në ora: 10:37
Libri Jam bija jote Kosovë

Redaktori i librit z.Gani Qarri për poezit e poetes  thot se,në vargjet e saja, ajo natyrshëm shpreh forcen e mbijetesës ,trimërinë e ushtarit të UÇK-së dhe krenarin për fitoren e lirisë,etj, siç vulos njëkohësisht edhe dëshirën për shkollim e dije,shpresen për zhvillim të vendit dhe ngritjen e përparimit të brezit të ri.

Poetja Majlinda Shala,qyshë në bankat e shkollës fillore filloj të shkruaj poezi.

Poezia e saj është shprehje sublime e emocioneve të trazuara,është shperthim i tundimeve shpirtërore është gershetim i ndjesive të saja, të shkrira në artin poetik.poeti është mbret që e kupton letërsin si një ansambël meditimesh sociale,patriotike e filozofike.Poetja jonë e re nga Mleqani i Malishevës me këtë botim të librit të saj me poezi ndriqon në gjerdanin e poezisë.Poetesha Majlinda Shala , ka mbledhur copëza qelqore të shpirtit të saj  kristalor apo të njejtë me një malë të paepur duke ia kushtuar vendlindjes së saj,Kosovës,luftës të shejtë  heroike të UÇK-së.

Siç na përshkruan poetja biografin e saj, ajo është personazh që i mbijetoj si fëmijë furtunat e luftës së fundit.Ku poetes  i bie babai i saj dëshmorë në altarin e lirisë, për të mos vdekur kurr.

Redaktori i librit të autores Majlinda Shalës, jep një analiz të përmbledhjeve të poezive të poetes Majlinda Shalës, i cili thot se:Si ë çdo lëmi të jetës,edhe numri i krijuesve sa vije e rritet çdo ditë e më teper me emra të rinj,të cilët duan ti sprovojnë mundësit e shprehjes së brendeshme edhe në përsosmërinë e artit të fjalës së shkruar.Në këto shtrirje artistike,plasohen me kujdes përshtypjet,gëzimet,shpresat e hidherimet por edhe ndjesitë e përjetimet nga kohë të dhimbeshme, bashkë me shpërfaqjen e keqardhjes për vuajtjet e së kaluares, mospajtimin me humbjet e më të dashurve , pakënaqësin me gjendjen momentale por edhe vizionin rinor për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Në vazhdim redaktori i librit të poetes Majlinda Shalës "JAM BIJA JOTE KOSOVË" z.Gani Qarri për poezit e poetes thot se,në vargjet e saja, ajo natyrshëm shpreh forcen e mbijetesës ,trimërinë e ushtarit të UÇK-së dhe krenarin për fitoren e lirisë,etj, siç vulos njëkohësisht edhe dëshirën për shkollim e dije,shpresen për zhvillim të vendit dhe ngritjen e përparimin e brezit të ri.Në vëllin me poezi të saj , prinë një parandjenjë e veçantë e botës së autores,vargjet e së cilës sikur marrin formë dhe përmbajtje nga kujtesa e një fëmije minor me sy të mbushur lot e vaj. Dashuria e amshuar prindërore dhe rinia e ndrydhur pa faj,brenga që atë, ende e mundojnë.Në fund gjatë një analize të përmbledhjes, të poezive të poetes Shala z.Qarri tha, nuk është e vështirë të kuptohet mesazhi i poezive të saja dhe ndjenjat e shprehura në to përmes simboloikës letrare,të paraqitura herë si pasqyrë përjetimesh personale,herë si hije të së kaluares së përvuajtur nga masa në përgjithësi, të përmbledhura në përkushtim aktual të sakrificës shpirtërore të saj si krijuese më ndryeshe e brezit të ri.

Ndësa poetja jonë e nderuar nuk e la pa i përmendur kontributet e dhëna ndaj kontribuesve për librin e saj ,për ta sjellur në dritë botimin e librit  me përmbledhje poezishë. Poetja Shala thotë,për financimin e librit tim falenderoj Komunen e Malishevës, ndërsa për përkrahje morale falenderoj edhe këto institucione: Librarin Arbri,Stacionin Policor në Malishevë,Shkollen Fillore "Beqir Gashi", Qendren e Kompetencës në Malishevë dhe Ndermarrjen Bereqeti.

Më tej  poetja falenderon edhe për mbeshtetjen dhe përkrahjen e saj gjatë tërë kohë që libri i saj me poezi të dalë sa më i kompletuar, këta individë: Afrim Zogaj - Qendra Për Punë Sociale në Malishevë,Blerim Morina,Herolindë Bytyçi,Sinan Gegaj,Valjeta Shala,Shemsije Kryeziu,Shaban Çoçaj,Sylen Vernica,Nuhi Gashin,Aziz Halilaj,Tafil Pantina dhe Zenel Shalën.

  Poetes i deshirojm suksese në të ardhmen duke na mbushur thesarin e diturisë edhe me shumë e shumë botime tjera.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat