Veprimtari kulturore kushtuar poetit të shquar shqiptar, Millosh Gjergj Nikolla

Libra

Veprimtari kulturore kushtuar poetit të shquar shqiptar, Millosh Gjergj Nikolla

Nga: Albert Zholi Më: 16 shtator 2016 Në ora: 19:26
Millosh Gjergj Nikolla

Autorë dhe poezi për Festivalin e Poezis “Motive migjeniane” që do  të zhvillohet në Pukë në datën 8 tetor 2016

Me rastin e 105-vjetorit të lindjes së shkrimtarit dhe poetit të shquar shqiptar, Millosh Gjergj Nikolla, Komisioni Organizator:

-Lead Albania (Pjesëmarrës të Lead Albania (Programi për Formimin e Liderve të Ardhshëm për Shqipërisë), Bashkia e Pukës, Miqtë e Librit, në bashkëpunim të ngushtë me gazetën “Telegraf”, zhvillojnë  në datën 08. 10. 2016 në qytetin e Pukës, Festivalin e  Poezisë “Motive  migjeniane”. Ftohen poetë dhe krijues letrarë të dërgojnë pranë jurisë 1 poezi nga krijimtaria e tyre, deri në datën 20.09.2016, në adresën: [email protected][email protected].

Petraq Risto

Një grua e pavarrosur

 

Ati ynë që s’je as në qiell as në dhé të paktën na thuaj: Ku je?

 Shoshis dheun me rrënjë lulëkuqesh dhe gjej ballin e çarë të fjalës

DJE.

Një bistak ëndrre me vesë të ngrohtë nga mesnata e plagosur

Dhe ethet e një vjeshte në elektroshok vetëtimash

Dhe një grua, një grua, një grua: e vdekur e pavarrosur

më shërben si jehonë për klithmat

një grua – jehonë për klithmat.

Ati ynë që s’je as në qiell as në dhé më thuaj: Ku je?!

Kuje kuje kuje

një barbari rrëmuje,

lulëkuqet çajnë dheun me mburrje

Ku je…ku je…ku je???!!!

E shtrirë në mesnatën e hidhur një grua lakuriq ngjyrë qiriri

Flakë nuk ka, flaka ka ikur lart atje ku bëjnë orgji dhe Ati dhe Dreqi

dhe i Biri

Ati ynë kuje je ku, ku ku ku

Një kukuvajkë mbi gruan e shtrirë bën vetëm një pyetje: Kuuuuu?

Dhe vjeshta si një trup i balsamosur i ka hedhur organet s’di se ku…

Shoshis dheun me rrënjë lulë-ku-qesh…

Mos qesh lule-ku, mos qesh lule-ku…një grua e shtrirë ngjyrë qiriri

Me flakën arratisur di-ku

E di se ku?

Ati ynë që s’je as në qiell as në dhé të paktën na thuaj: Ku?

 

NIKOLLA  SPATHARI

 

 

KËRKOHET MIGJENI

 

Lypësi në kishë

Vazhdon të mallkojë fjalët e priftit nën zë,

Është po ai lypës dhe po ai prift,

Vetëm Migjeni s’është më.

 

Sokratë të vuajtur dhe derra të kënaqur

Në çdo kthesë rruge takon,

Ata të gjithë si dikur

Vetmë Migjeni mungon.

 

Punëtori i papunë

Atë grushtin e fortë kërkon  sërishë

Duke pritur,

Që t’i bier malit, se mali është aty,

Vetëm Migjeni ka ikur.

 

“ Pak dritë,pak dritë… “

Një qiri i ndezur është refreni,

Errësira ka mbetur errësirë

Nuk është vetëm Migjeni.

 

Ende mjerimi

“ Fytyra të zbehta dhe sy të jeshilta “ rrëfen,

Ju vite që s’na dhatë asgjë

Na jepni, së paku, një Migjen.

 

KËRKOHET MIGJENI

 

Lypësi në kishë

Vazhdon të mallkojë fjalët e priftit nën zë,

Është po ai lypës dhe po ai prift,

Vetëm Migjeni s’është më.

 

Sokratë të vuajtur dhe derra të kënaqur

Në çdo kthesë rruge takon,

Ata të gjithë si dikur

Vetmë Migjeni mungon.

 

Punëtori i papunë

Atë grushtin e fortë kërkon  sërishë

Duke pritur,

Që t’i bier malit, se mali është aty,

Vetëm Migjeni ka ikur.

 

“ Pak dritë,pak dritë… “

Një qiri i ndezur është refreni,

Errësira ka mbetur errësirë

Nuk është vetëm Migjeni.

 

Ende mjerimi

“ Fytyra të zbehta dhe sy të jeshilta “ rrëfen,

Ju vite që s’na dhatë asgjë

Na jepni, së paku, një Migjen.

 

FASLLI HALITI

 

 VARRI I MIGJENIT

 

Pllaka të thyera mermeri.

Kjo thyerje lemeri

Të dhemb

Atdhe,

Të ther, Shqipëri. 

 

Kraharori i Atdheut copa - copa,

Copa mermeri të thyera

Të përbaltura,

Me baltë

Të zezë,

Kockat e Atdheut

Të zbardhura nga shirat dhe vapa

Kryqe kishash të galvanizuara me diell,

Gjysmëhëna xhamish të galvanizuara me hënë,

Fasada kishash dhe xhamish të lyera me solucion serme, floriri

Përndrisin zhelet e lypësve ditën e Pashkës e Fiter Bajramit,

Ditën e Premtes së Zezë dhe natës së Kadrit,

Përndritja s’është flori në duart e lypësit,

Lypësi lyp lekë,

Jo luks,

Komoditet.

 

Kishat e xhamitë

Të bëjnë sfidë ty,

Migjen,

E dinë që ti,

Shkëlqimin e tyre fiktiv s’e honeps

Përndritjen e tyre gri mbrapsht ua kthen.

 

Kryqet e kishave si çekanë mbi pllakat e thyera,

Gjysmëhënat e xhamive çengela

Mbi varrin tënd,

Migjen

Por

Mbi kryqet

Kambanoret,

Mbi minaret xhuxhe

E epërme, epike,

Poema e mjerimit qëndron 

 Me metafora, jo me çekanë barbarë,debaton... 

 

Nehas  SOPAJ

 

 

NANA E MADHE

 

Kur plas rrufeja dhe kërdi bën horizontin,                                       

kur çohet ûja dhe syrin ta zë mnera,

kur vdekja shndërrohet në shpendkeqe

dhe në kullë këndon etja dhe uria,

papritur hapet qielli dhe del një engjëll

me urdhër qiellor për një Nanë të Madhe

që ka zemër më të bardhë se vetë bardhësia

dhe e cila flet fjalë të bardha dhe bardh mendon.

Por mu kur të tjerët e kanë humbur pusullën

dhe zi e mbyllin ditën dhe fatin në zezonë,

ajo e harron veten dhe nis e digjet për ta.

E kur të tjerët i vejnë kosto a kamatë kohës,

atëherë ajo u thotë zëshëm - koha jam unë!

Në urën e Siratit, ku ndahen të mirët nga të liqtë,

atje ku të gjitha rrufetë dhe të gjitha horizontet

bëhen një me dashurinë e të lumit Zot,

atje do të shifemi Zotynë. Ose, s’do të shifemi!

 

 

 

 

Xhahid Bushati

 

            Letërsi për fëmijë

 

SI STATUJË, RRI PARA TIJ…

 

            I leckosur, dorën zgjat…:

            “A po m’fal, ndoj lekë Zotni!”

            Vështron burri i habitur

            si statujë, rri para tij…

 

            “Nuk je Luli, as Zeneli (?!).

            Piciruk, ti vallë ku rri?!”

            Vështron djali i habitur

            Si statujë, rri para tij…

 

            “Mua streha më mungon.

            Përkëdhelja s’di ku rri…

            Po ty emrin si ta thonë,

            si ta thonë, more Zotni?..”

 

            “Përse hesht?!..” – i vogli foli.

            “Unë po pres…, thuje një  fjalë!..”

            Dhe zotnia dorën zgjat…

            e qafon…, e puth me mall!..

 

            E, iu duk se puthi ëndrrën,

            E, iu duk se puthi diellin…

            “Qeshu, djalë!” – Migjeni foli.

            “Se për ty unë fal gjithë qiellin!”

 

            Dhe Zotnisë shpirti i dhemb,

            (kujton malet, kujton shtigje…)

            Lot i tij në sytë e djalit

            Tak! - i bëhet rreze drite!..

 

 

 

NDREK GJINI (Irlandë)


Shtëpia e vjetër

Derën e kthimit e brejti mola.
Zgavra e saj 
klithmë pritjeje u bë.
Tani, veç kujtimet, 
këto vizitore të vjetër sa bota,
këtu hyjnë e dalin pa bërë zë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat