Një libër që tenton të zbardhë të vërtetën për qëndrimin e Servantesit në Ulqin

Libra

Një libër që tenton të zbardhë të vërtetën për qëndrimin e Servantesit në Ulqin

Nga: Gjekë Gjonaj Më: 26 shtator 2016 Në ora: 11:26
Libri

Numrit të madh të studimeve tona dhe të huaja  të cilat   objekt studimi kanë   zbardhjen e të vërtetës për qëndrimin e  shkrimtarit të njohur spanjoll me famë botërore Miguel De Servantesit në  Ulqin i  shtohet libri  më i ri “ Miguel Servantesi në Ballkan “ ( Të dhlëna  historike rreth qëndrimit të Servantesit në Ulqin), të autorit dr. Bahri Brsikut.

Ky libër i botuar pak ditë më parë nga Shoqata e  Intelektualëve Shqiptarë në Mal të Zi  për nga  tema që trajton është mjaft interesant  për lexuesit shqiptarë, dhe jo vetëm,  veçmas për ata  studiues të cilët i janë qasur seriozisht    zbardhjes  së  të vërtetës  se a ka qenë  apo jo Servantesi rob i detarëve shqiptarë në Kalanë e Ulqinit. Dr. Bahri Briksu  në këtë  vepër  prej 140 faqesh , duke u mbështetur në të  dhëna të reja historike , studime , kumtesa e ligjërata të  intelektualëve  të mirëfilltë  shqiptarë siç janë  gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare,  studiuesi i mirënjohur dr.Moikom Zeqo e të tjerë, pastaj  në veprën e studiuesit arab  “ Shqiptarët në botën arabe” sikurse edhe  në kallëzime popullore, mite  e legjenda , dëshmon qartas  për qëndrimin e Servantesit në Ulqin. Në këtë mënyrë dr. Brisku hedhë poshtë tezat e  të gjithë atyre studiuesve që në punimet e tyre shkencore provojnë të  mohojnë  ose   të vënë në dyshim  të  vërtetën e qëndrimit të Servantesit në Ulqin,   me theks të veçantë   të  studiuesit të dalluar nga Ulqini dr. Ruzhdi Ushaku . “ Çështja e burgosjes së Servantesit në Kalanë e Ulqinit është fakt real, i cili fuqishëm mbështetet në të dhëna të qëndrueshme historike, logjike dhe materiale “ ( faqe 42) shkruan Briksu.

Ai më tej duke polemizuar me dr. Ushakun shton:  “ Personat që disponojnë logjikë dhe mençuri krijuese e pranojnë që qëndrimi i Miguel Servantesit në Ulqin është dëshmuar më tepër se duhet për një realitet të tillë dhe që kjo është një fitore e madhe jo vetëm për Ulqinin, por për mbarë shqiptarët se u dëshmua që nëpër shekuj kemi qenë super fuqi detare në Mesdhe e më gjerë” ( faqe 60). Dhe autori kapitullin  e parë “ Miguel Servantesi në Ulqin” e mbyll me  këtë përrfundim: “ Ruzhdi Ushaku, duke  vërejtur që me këto dokumente është zënë rob sigurisht dhe duke dëshiruar që të mos pranojë faktet e vërteta kundra shkrimeve të tija, zgjedhën metodën ordinere dhe banale”, faqe 61. 

 Në  pjesën e dytë të këtij libri Dr. Bahri Briksu  është fokusuar në disa fragmnente botimesh të Kapllan  (Resulit) Buroviqit, që kanë të bëjnë me mohimin e gjenezës iliro-shqiptare ( prejardhjes së popullit shqiptar).

 Dr. Briksu,duke e trajtuar “ Çështjen e Kapllan Buroviqit”   me tone gjithë kundërti, pohon se  “ Kapllan Buroviqi është një kopjues ( plagjiator ordiner), faqe 76, … “ Ti , Buroviq, duhet  ta dish   që as në luftën e Trojës nuk është folur greqisht, por pellazgo-ilirisht”, faqe 78, … Ti  Kapllan ,  duhet të kuptosh që në këta trillimet tuaja lidhur me disa që gjoja ty pot ë përkrahin në përpjekjet për damtimin e integritetit kombëtarë, por ti nuk na ke paraqitur asnjë provë për këtë që shkruan !” , faqe 84…  “ Unë duke e njohur rrënjsisht këtë flliqan shumë herë  kam njohtur opinionin shqiptar që të jetë i vëmendshëm ndaj veprimeve të tij armiqësore të tija kundra shqiptarëve”, faqe 110.

Libri përmbyllet me një satirë mjaft të gjatë  kushtuar falsifikimeve   e mashtrimeve  të   Kapllan Buroviqit në dëm të  shqiptarëve.  Padyshim se ky libër do të ngjallë interesim tek lexuesi . Sepse, s’do  mend se  çdo studim i ri serioz për  të qenurit apo jo të Servantesit   rob  në Ulqin është i mirëseardhur dhe  i mirëpritur. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat