Librat më të famshëm që janë censuruar apo ndaluar në botë

Libra

Librat më të famshëm që janë censuruar apo ndaluar në botë

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 23:45
Librat

“Aventurat e Huckleberry Finn” nga Mark Twain - Libri u ndalua nga disa Bibloteka Publike sepse kritikët e konsideronin gjuhën e përdorur prej tij si të rëndomtë, raciste apo edhe të dëmshme. Por për fat të mirë, fansat e librit i kanë tejkaluar parashikimet e kritikëve të librit. “Është libri më i mirë që kemi pasur”, është shprehur Ernest Hemingway.

“Lolita” nga Vladimir Nobokov - Botuar për herë të parë në Francë nga një media pornografike, ky roman i vitit 1955 shqyrton mendjen e një pedofili, i cili rrëfen jetën e tij dhe epshin për të miturit. Zyrtarët francezë e ndaluan librin duke e quajtur "të pahijshëm," ashtu si edhe Anglia, Argjentina, Zelanda e Re dhe Afrika e Jugut.

“1984” nga George Orwell - Një libër ironik dhe sfidues, i shkruar në 1949-ën nga autori britanik George Orwell, ndërsa dergjej në shtratin e vdekjes prej tuberkulozit. Disa kritikë e quajtën atë një sulm të maskuar kundër Joseph Stalin, sundimtarit famëkeq Sovjetik. Viti 1984 mund të ketë kaluar, por mesazhi i librit mbetet po kaq i rëndësishëm si kurrë më parë.

“Vargjet Satanike” nga Selman Rushdie - Ky libër shkaktoi trazira rreth botës për faktin se disa e quajtën një trajtim blasfemues të besimit islam. Libri shkaktoi vdekje dhe burgime. Dy shitësit më të mëdhenj të librave në SHBA - waldenbooks dhe Barnes &Noble e hoqën librin nga raftet e tyre pasi morën kërcënime për vdekje. Vet Rushdie jetoi i fshehur për gati një dekadë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat