Poema e Ana Frank shitet për 140.000 €

Libra

Poema e Ana Frank shitet për 140.000 €

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 17:01
Ana Frank

Një poemë e shkruar nga Ana Frank, pak para se adoleshentja hebreje të fshihej me familjen e saj në Amsterdam, u shit sot në ankand për 140 000 euro, shumë herë më shumë nga çmimi fillestar prej 30.000 eurosh.

“Pjesa 2390” iu dha një blerësi në internet pas dy minutave të fillimit të ankandit.

Shitja u zhvillua në një atmosferë të trazuar në shtëpinë e ankandeve “Bubb Kuyper”, e specializuar për librat dhe letrat, në Haarlem, në perëndim të Holandës.

Ndërkohë që të tjerë jepnin ofertat e tyre nëpërmjet telefonit dhe internetit, 20 të interesuar dhe koleksionues ishin mbledhur në pjesën e shitjes me mure të mbuluara nga vepra, harta gjeografike dhe ilustrime. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat