Fjala Liria për popullin shqiptar ka një kuptim shumë të madh ...

Libra

Fjala Liria për popullin shqiptar ka një kuptim shumë të madh ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 11:25
Kryesia e punës të promovimit të l vëllimit poetik me titullin “Vdekja e një nate” të dr. Fahredin Hotit

Lufta heroike e popullit shqiptare për çlirim, ishin luftëra në mbrojtje të atdheut nga okupatori serb dhe pushtuesit tjerë shekullor, ishin luftëra për liri, ishin luftëra për çlirim, ishin luftëra të pastra, luftëra për të drejtën universale të shqiptarëve për nj jetë me të mirë, ishin luftëra në mbrojtjen e dinjitetit njerëzor dhe atë  kombëtar.

Promovimi  i vëllimit poetik me poezi me titull “Vdekja e një nate” të autorit  dr. Fahredin Hotit dëshmorit të kombit – ishte tema kryesore e debatit të këtij  promovimi i cila u mbajte në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë- ku ishin të pranishëm  familjaret, koleg, miq, shokë, luftëtare, epror ushtarak dhe  të tjerë. Në mesin tyre ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit Idriz Vahapi. Besnik Hoti pasi  e hapi këtë promovim dhe i përshëndeti të pranishmit në mes tjerash tha së historia njerëzore kurrë nuk e ka përkëdhelë popullin shqiptare i cili me shkuj ka qenë i pushtuar i cili edhe përkundër barbarive ka arritur të mbijetojë dhe  të mos asimilohet. Vërtet, liria është tepër e shtrenjtë, sepse paguhet me jetë,  më të dashurve, me sakrificë që nuk ka çmim, pos çmimet e lirisë. Lufta heroike e popullit shqiptare për çlirim, ishin luftëra në mbrojtje të atdheut nga okupatori serb dhe pushtuesit tjerë shekullor, ishin luftëra për liri, luftëra për çlirim, ishin luftëra  për të drejta, ishin luftëra për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor e kombëtar të shqiptarëve.

Shpirti i poetit jeton në poezitë e tij të pavdekshmërisë

Në recesionin  e tij  Bedri Dula - duke folur para të pranishmeve rreth promovimit të këtij vëllimi poetik  në mes tjerash tha:” Këtë vëllim poetik  me poezi që po promovojmë sot  me një përmbledhje të bukur e të dr. Fahredin Hotit, me titullin “Vdekja e një nate” shprehet qartë se - poeti dëshmor, la pas vetes pavdekësinë, ngase e plotësoi me ndërgjegje të lartë obligimin kombëtar e atdhetar në luftë për lirinë e atdheut. Por, i la gjurmët e shpirtit poetik të paraqitura me ndjenjat  fuqishme në poezitë që po jepen si buçetë porosisë,  që shtegtojnë në horizontin e artit, duke na dhënë mesazhin se shpirti poetik gjithmonë jeton me poezi.

Image
Pamje nga amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare

Pra dr. Hoti  lirinë e paralajmëron në poezinë, me titullin “Vdekja e një nate” me vargjet. Por, si duket profesioni i mjekut ishte ai që poetin e shtyu të merret me atë veprimtari, të cilës nuk iu nda deri sa në luftën për çlirimin e Kosovës dha edhe jetën heroikisht në shërbim të popullit në detyrë, si mjek e luftëtar i lirisë.

Në poezitë e dr. Hotit dominojnë motivet patriotike, sociale dhe dashurie e shprehura me figura e simbolike

Veprimtaria letrare e  dr. Hotit është e qetë, me një frymë lirike dhe e shprehur me emocion të fuqishëm- herë - herë shpërthyese, e në disa raste mjaft  arsyeshëm dhe  stabile, por kurrë me patetizëm. Prandaj, poezitë e dr. Hotit  janë shumë të qëndrueshme në kohë dhe në hapësirë, ngase sjellin një refleksion poetik të lehtë për të gjitha nivelet e lexuesve. Po ashtu, edhe te poezia tjetër, “Fati i dashurisë”, poeti, “shtegtoj si mysafir i kësaj toke” për të cilën e shpreh dashurinë intime, duke i shprehur edhe ndjenjat e tij për liri.

Poeti këtu shpreh besimin tek populli tij i cili në mesin e vetë ka njerëz të ndritur, por që u duhet guximi  dhe refleksioni i poetit, që përmes vargut poetik t’ju jepte forcën e duhur njerëzve. Poeti dëshmor dr. Hoti, ishte i bindur se pushtuesi nuk e ka të gjatë jetën në këto troje stërgjyshore, por që shporrjen e tij nga këtu e shihte vetëm përmes grykës se pushkës.

Vërtetë udhët e lirisë se popullit shqiptar janë të hapura vetëm përmes grykës së pushkës dhe gjakut të derdhur nga atdhetarët  më të devotshëm. Shikuar nga ky aspekt poezitë e dr. Hotit  janë të lehta për t’i kuptuar, sepse poeti dëshmor ishte i përgatitur dhe i pjekur për kohë lufte dhe për një rënie të ndershme, çka edhe e dëshmoi me flijimin e tij, në pranverën e vitit 1999. Vendlindja në shpirtin e tij ishte diçka e shenjtë, si gëzimi ashtu edhe pikëllimi kishin kuptim, ngase ai aty e ndjente veten më të fuqishëm, për ta përballuar edhe më të keqen, prandaj në poezinë e tij me titull “Për ty vendlindje”,  poeti shprehet  ëndrrat e tij për një të ardhme në liri. Pra, nuk përfundon kurrë, sepse ai ka besim të madh në forcën e intelektualeve, të gjeneratave të reja që po krijohej. Përmes këtyre vargjeve poeti la gjurmët e tij, duke sjellë dritë në shpirtin e brezave që do të rriten në liri, për të cilën liri poeti kontribuoi edhe me pushkë edhe me penë.  Pra,  poetët me forcën e shpirtit ia ngritin vetes përmendoren e pavdekësisë, me kurorën e bukur të shprehur në vargjet e bukura artistike.

Krijuesi i cili me poezitë e tija ka sjellë dritë,diell e dashuri,  sjellë paqe dhe bekim...

Në recesionin e saj kushtua promovimit të  këtij vëllimi poetik, Selvete Abdullahu në mes tjerash tha:”Të shkruash për personalitetin e dr. Hotit  në mendje të vinë dy gjëra: cilësitë e formuara të  një intelektuali të karakteri të fortë dhe të një humanisti  sfidues. Një njeri që vuajtjet e beri këngë  e dashuri të shpirtit- ky është vet autori tashmë i ndjeri  dr.  Hotit. Ky njeri shumë dimensione  që sot  lirshëm frymojnë  në mesin tonë me vargjet e lira të cilat përveç ndjesisë së krijuar në këtë mes kanë sjellë dritë, diell e dashurie. Sot këto vargje kanë sjellë paqe dhe bekim. Meqenëse e kaluara historike kullonte plagë të cilat rrihnin njeriun si shkëmbi në vet natyrën e autorit shihej e tillë duke thënë. Ai ishte i bindur se vetëm lufta do të sillte lirinë.

Çdo pjesë që autori i kushton atdheut në fokus të veçantë shpreh parandjenjën e tij se vetëm pushka kundrejt armikut do të sillte lirin e vendit. Mbi të gjitha këto gjurmë gjaku autori pret ditën e gëzimit,ditën kur ai do të buzëqeshte në harmoni me natyrën. Poezitë e dr. Hotit e karakterizojnë  lloje-llojshmëria e motiveve. Autori  në vëllimin e tij poetik e shpreh shpirtin e tij të madh e njerëzor kur i jep peshë fjalës dhe atë gjithnjë në kontest pozitiv ku thotë:Fjala e ëmbël si mjaltë.  Me fjalën e tij në kuptimin e mirë dhe të lartë ne e kuptojmë se autori e sheh botën përmes ndjenjave fisnike të afilacionit, altruizmit  dhe bashkimit. Një shpirt harmonik prej intelektuali, poeti e dëshmori nuk mund të ishte ndryshe pos një korrelacion i fuqishëm sensacional.

Ky libër poetik  është një gjetje poetike e jashtëzakonshme që fal kënaqësinë e leximit. Në poezinë “Toka jonë”autori përveç dashurisë për tokën sheh edhe elementin e ndërveprimit të ngritjes njerëzore ku në këtë rast bënë ndërlidhje konkrete. Mesazhi  që përcjell autori është mjaftë kuptimplotë dhe shpresëdhënës. Ai tek lexuesi përcjell vetëm nxitje pozitive. Përshkrimi i një nate dhe peripecitë në dhomën numër shtatëmbëdhjetë  të repartit të kirurgji, ishin ankimet e  pacientëve,  ndihma e ofruar nga ekipi i mjekëve:Infuzioni pikon pikë-pikë. Dhe kështu  këtu përfundon humanizmi dhe puna e tij  atë ditë kur autori i këtij libri me poezie që i la të shkruara dhe sot të botuara ra në altarin e lirisë,  për të mos vdekur kurrë ...

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat