Që e ëmbëlsojnë, ledhatojnë shpirtin dhe mendjen e çdo lexuesi...

Libra

Që e ëmbëlsojnë, ledhatojnë shpirtin dhe mendjen e çdo lexuesi...

Hasan Hasanramaj Nga Hasan Hasanramaj Më 5 dhjetor 2016 Në ora: 10:36
Libri “Puthja sekrete”

Ta duash jetën është të çlirohesh nga hija jote egoiste, të mos bëhesh brengë e dikujt, të dhurosh mirësi e buzëqeshjen, gjallëri e harmonin. Të gjitha këto i hasim në fjalën e saj të bukura që frymëzon, dritëson dhe të mbush shpirtin përplot optimizëm ku dashuria ngadhënjen ndaj urrejtjes, e bukura ndaj të shëmtuarës, e mira ndaj se keqes dhe  bardhësia ndaj errësirës

Nga kumtesat e redaktorit të librit kritiku letrar amerikan, Stevan Hary dhe recensentëve Asllan Qyqalles dhe Fatmir Mingulit   lidhur me promovimin e këtij librit me titullin “Puthja sekrete” me poezi të poetes Kaltrin Hotin e cila jeton dhe vepron me familjen në Amerikë  në m mes tjerash thuhet:” Botimin dhe promovimit  i këtij librit me të ri me poezi  në vargu e saj të poezive e merr një botë- ku  dhuron një moment të qetësisë e cila e bartë në një botë dëshirash. Andaj, fjala e Kaltrinës e shprehur në vargun e poezive të saja si poete  është një mjeshtri dhe  magjia  të cilën çdo herë e bënë thjeshtësia dhe butësia e saj - duke e ledhatua vargun në të cilin  mbizotëron  stilin  i cili e bënë  këtë  poete të lundron mbi  retë e bardha. Andaj, poezitë e poetes  Kaltrina Hotit janë të thurura me gjerdanin e simboleve para botës letrare, ku mbizotëron stili manjetik të minimalizimit. Andaj, duke lexuar përmbledhjen me poezi  të kësaj poete me titullin “Puthja sekret”- ne si lexues udhëtojmë drejtë një universi të pafund hyjnor ashtu siç është dhe poezitë e kësaj poete princeshë të letërsisë. Vargje e krijuara me shumë  ndjesi, ku shpirti i flet zemrës dhe të dyja së bashku nga vargu në varg dhe nga poezia në poezi na bëjnë të udhëtojmë lulishteve, butësisë së natyrës,  lumenjve, kaltërsive qiellore por dhe na detyrojnë që t’i kthehemi vetes, ta qortojmë dhe ta këshillojmë për përgjegjësinë që jemi dhe kemi për jetën. Më duhet vetëm ta them se poetja  Hoti pas botimit të dy përmbledhjeve me poezi dhe një romani, në gjuhën angleze ka vendosur që me vargun e saj të veçantë e shprehur  me fjalën të  bukur dhe stilin tejet origjinal të joshë lexuesin shqiptar duke i dhuruar një grumbull  tufë lulesh plot aromë dhe gjithmonë të freskëta

Hapat e parë të artit, Kaltrina i ka bërë në pikturë ku vazhdon me shumë sukses të paraqitet në Amerikë ku u promovua  me veprimtarin e saj si poete  e ndenjëses së lartë dhe mesazhit të pastër shpirtëror, të mirësisë, vepra e së cilës u përkthye edhe në gjuhët kineze dhe spanjolle nga shtëpia botuese me të cilën bashkëpunoi autorja. Po sa ta hapësh përmbledhjen me poezi  me titullin “Puthja sekret”, një titull tejet joshës, dhe posa ta lexosh poezinë e parë “Nusja pa unazë”, lexuesi e ka vështirë që të mos i dalë në fund gati pa marrë frymë, por dhe ta rilexojë për kënaqësinë e shpirtit. “Puthja sekret” është vepra e saj e tretë në gjuhën shqipe, pas përmbledhjeve “Ta mora vargun” dhe “Preke ëndrrën” të cilat e promovuan si poete me varg të lirë, ku ngjyrat, metaforat dhe figurat poetike ledhatojnë me shumë ndjenjë, mirësi e dashuri.

Çdo poezi në ciklin e parë ka një episod dashurie e cla sjellë me shumë mjeshtëri, ndjesi dhe ngrohtësi

Libri “Puthja sekret” është i ndarë në katër cikle ndër të cilët, dy të parët “Nusja pa unazë” dhe “Porta e dashurisë” nuk bëjnë shumë dallim dhe hedhin vallen e njëjtë me të njëjtat ngjyra por dallojnë pak sa nga melodia, tingulli dhe fjala në varg. Fjala e bukur në varg si duket është mjeshtëria dhe magjia e saj, së cilës çdo herë me thjeshtësinë dhe butësinë duke ledhatuar vargun të bëjnë të lundrosh, madje dhe të japin krahë të kalosh mbi retë e bardha.  Andaj çdo poezi e Hotiit në ciklin të parë e ka një episod dashurie të sjellë me shumë mjeshtëri, ndjesi dhe ngrohtësi ashtu si që është dashuria e çiltër, pa hile dhe plot ndjenjë, e pastër dhe hyjnore. Në këtë cikël gjithçka duket ëndërr, ëndërr që ndodh dhe do të ndodhë. Shpesh ndeshemi edhe me një erotikë të lehtë që është pastërti e krijuar nga figurat e shumta poetike dhe metaforat përplot ngjyra dhe art. Çdo poezi kërkon të ndalesh, çdo varg të dhuron aromë, kërkon kujdes, çdo tingull që godet, çdo figurë poetike dhe çdo  fjalë të jep kënaqësi shpirtërore andaj është e udhës që të themi se autorja na bënë të ndjehemi mirë, të bëhemi personazhe që udhëtojmë magjishëm dhe t’i buzëqeshim çdo çasti të përjetuar.

 Në ciklin e dytë  me titullin “Porta e dashurisë” autorja me shumë optimizëm dhe më varg tejet të qëlluar radhit kujtime duke iu dhuruar shpirtin e saj pa asnjë kompleks. Në këtë cikël ka vargje që dhe dhimbjen e bëjnë të bukur, më mirë të themi se jeta i ka të gjitha por rruga drejtë formimit si shkrimtare e bënë që dhe dhimbjen ta dashuroj. Kjo ndjenjë e magjishme e sjell në  një formë të pa parë, veprës  e cila i jep cilësi të lart si në mendim ashtu dhe në thyerjen e formave skolastike.

Bukuria e vargut të kësaj poete bie në dashurinë e dhimbjes, këtu derdhet bardhësia e shpirtit dhe zemra e saj e madhe krijuese

Mu këtu autorja na e bën me dije se arti nuk ka korniza dhe nuk mund të futet në mure të fortifikuara por depërton lirshëm atje ku gjen hijeshinë e natyrës, kaltërsinë e qiellit, bukurinë e fjalës, magjinë e mendimit. Bukuria e vargut bie në dashurinë e dhimbjes, këtu derdhet bardhësia e shpirtit dhe zemra e saj e madhe krijuese. Të ndalesh nëpër vargje, sikur iu bënë hile, ngase janë thurur me shumë kujdes, me shumë dashuri hedhin valle me muzikalitet të lehtë dhe  me tinguj të hareshëm.

Në ciklin e tretë autorja  na e shtron sofrën “jetë” prej së cilës duhet të vjelim të gjithë të mirat por vetëm nëse dimë të dhurojmë e të marrim dashuri. Ta duash jetën është të çlirohesh nga hija jote egoiste, të mos bëhesh brengë e dikujt, të dhurosh mirësi e buzëqeshje, gjallëri e harmoni. Të gjitha këto i hasim në fjalën e saj të bukur që frymëzon, dritëson dhe të mbush shpirtin përplot optimizëm ku dashuria ngadhënjen ndaj urrejtjes, e bukura ndaj të shëmtuarës, e mira ndaj se keqes, bardhësia ndaj errësirës e të tjera. Me shumë kujdes në një formë po me atë sharmë arti, kërkon që nga çdo sfidë dashuria të dalë fituese për të lënë gjurmët e saj në kornizën “jetë”.

Në ciklin e katërt “Unë erdha”, kemi po të njëjtën brengë të çdo krijuesi mërgimtar. Për dallim nga shumë krijues, te Kaltërina Hoti nuk kemi patetikë por një realitet të sjellë me fjalën e artit duke ruajtur trashëgimin e lashtësisë si dashuri që duhet përcjell nga brezi në brez. Malli për vendin, dashuria për historinë, trashëgimin, artin, kulturën, traditën, dëshmojnë për identitetin e saj të formuar me kujdes, për prejardhjen e saj nga krahina e Hotit, për një shqiptare atdhedashëse.  Edhe pse e larguar nga vendi që në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare ajo me forcën e dashurisë kërkon një atdhe të bashkuar, të pasur dhe të fort, një atdhe që do  t’i qëndroj çdo stuhie që do trokas në muret e Kështjellës së Lashtë. Thënë më shkurt Kaltërina Hoti në letrat shqipe hynë me një formë të re, stil të veçantë, me art të bukur, mendim tejet atdhetar dhe si e tillë ajo i bënë vetes vend në sofrën e madhe të artit. Libri me i ri i botuar dhe e promovuar  këto ditë me titullin “Puthja sekret” të autores të Kaltrina Hotit është libri i tretë me radhë. Tani kjo poete dhe piktore jeton në Nev Jork të Amerikës- ku vazhdon punën me laps dhe brushë nëpërmjet të cilave  të shënon kohën e kaluar dhe po e përcjell eksperiencën e saj të kurbetit, nëpër mes të vargjeve dhe abstraktit në pikturë.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat