U promovua vepra e Frrol Kristajt me titullin “Si e njoha Nënën Terezë”

Libra

U promovua vepra e Frrol Kristajt me titullin “Si e njoha Nënën Terezë”

Nga: Hasan Hasanraj Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 10:48
Kryesia e punës të promovimit të librit me titullin “Si e njoha Nënën Treze” të autorit Frrok Kristaj

Në kuadrin e shënimit të 37-vjetorit të larimit të Nënës Terezë, në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, në pranin e  dashamireve të librit dhe adhuruesve të Nënës Terezë  solemnisht u shënua  data e dhjetë dhjetori, ku u  bë  dorëzimi i Çmimit Nobel, përkatësisht u shënua 37-vjetori i larimit të Nënës Terezë me çmimin Nobel për Paqe. Kjo datë  ishte kur për herë të parë u laureua një shqiptar me Çmimin Nobel. Tani dihet se Nëna Terezë është nobelistja e parë në botë që u shenjtërua. Po ajo është edhe autorja e parë shenjtëreshë në botë e uratave, që do të thotë se ajo e shenjtëroi edhe lutjen, e shenjtëroi lutjen që ne na gjason me poezinë.

Njëherësh, Nëna Terezë është simboli i Nënës së parë në botë që u shenjtërua. U shenjtërua Nëna që lind, rritë dhe edukon bezet e reja. Motrat e nderit pjesëtare të ‘Misionareve të dashurisë” pas Nënës Terezë  e cila ishte dhe ka mbetur përgjithmonë shëmbëlltyrë e një nëne shqiptare, që u ngrit në një figurë të një  shenjtore për të gjithë njerëzimit. Me shpalljen e Nënës Terezës shenjtëreshë-me katër  shtator të këtij viti, ajo u ngrit në eterin e mbarë njerëzimit pa dallim feje, race apo etniteti. Për këtë edhe mund të pohohet se ndër personalitetet më të ndritur që pati njerëzimi, ishte figura e Gonxhe Bojaxhiut - Nëna Terezë. Me këtë rast u promovua edhe vepra e Frrok Kristajt me titullin “Si e njoha Nënën Terezë”.

Nëna Terezë ishte, është dhe do të mbetet simboli i Nënës së parë në botë që u shenjtërua

Në fjalën  e tij profesorit, shkrimtarit - Pren Buzhala rreth librit me titullin  "Si e njoha Nënën Terezë" në mes tjerash u tha:” Ky autor, gazetar, shkrimtar gjatë veprimtarisë se tij letrare ka botua  tri vëllime kushtuar Nënës Terezë dhe  veprimtarisë së saj  humanitare e bamirëse të cilat  ndërlidhen me emrin e saj. Në këtë libër  ka  shkrime të autorit, që arrin në mbi njëqind e dhjetë njësi, siç janë artikuj publicistikë, shkrime nga puna si  ajo gazetareske, kronika, raporte, lajme, intervista, pastaj poezi, kumtesa dhe shkrime tjera  me karakter studimor e monografik. Ky vëllim, i cili u botuar dhe u promovua sot në vitin e shenjtërimit të Nënës Terezë  quhet Shën Tereza, vjen i ndryshëm dhe i veçantë nga shumë vëllime të tjera. Më shumë se dyzet e pesë autori të librit me shkrime autoriale shquhet si njeri i kulturës në cilësinë e organizatori, në cilësinë e përgatitjes për botim të almanakëve  dhe në cilësinë e organizimit të shumë sesioneve shkencore e tribunave shkencore, kushtuar personaliteteve të shquara ilire, arbërore e shqiptare. Andaj, të ky vëllim e gjejmë përgjigjen aq të thjeshtë e aq të dokumentuar: Si e njoha Nënën Terezë. Janë shtigjet e gazetarisë ato që e kanë shtyrë Frrok Kristajn që ta gjejë rrugën e takimit e të intervistës me bijën më të shquar shqiptare a me Nënën e botës, sikundër thuhet për Nënën Terezë. Andaj si dihet, gazetaria në dekadat e përparshme nuk ishte ajo që bëhet nëpër kabineteve, apo pranë kompjuterit, mbyllur në një lokal a zyre. Jo. Ajo  ishte një gazetari tejet dinamike.

Image
Nje foto e përbashket më fotografive të Nënës Terezë
Hasan Hasanramaj

 

Nënën Terezë,  që në shkrimin e parë “Bijtë e “Rilindjes” i quan  bijtë e mi

Andaj, të gjitha këto vëllime i gjejmë   te ky vëllim që u promovua sot,  në mesin e lexuesve tha në vazhdim të fjalës së tij prof. Buzhala- na vjen  si një shkëputje ecejakesh e fragmentesh të shkëputura nëpër kohë te një varg shkrimesh. Kësisoj, kjo aventurë takimesh e njohjesh me Nënën Terezë, evokohet që në shkrimin e parë “Nëna Terezë: e cila “Bijtë e ‘Rilindjes” kombëtare i quajti bijtë e mi”. .

Përveç evokimit gazetaresk, ndërthuren edhe ngjarjet e kohës, ku përshkruhen angazhimet e autoriteteve të larta shtetërore e kishtare, me gjithë pengesat që ato atëherë u sillnin lëvizjet e gazetarëve. Dhe gazetarët, me shumë përpjekje, arrijnë të kontaktojnë e zhvillojnë intervista me Nënën Terezë  e afirmuar  në relacionin ndërkombëtare. Kësisoj, ky vëllim vjen me  shkrime të larmishme zhanresh nga gazetaria, publicistika,  reportazhi, kronika, lajmi e deri te zhanri poetik, dhe nga kumtesa e artikulli tjerë shkencor e  deri te eseja, e shkrimi kritiko-letrar e  recepsionisteve.

A ndaj, mjafton të përmenden jo pak vlerësimet e angazhime të kësaj Nëne për shpëtimin e Kosovës, të njohura botërisht. Vijnë artikuj me karakter studimor, si “Viset etnike shqiptare- toka të shenjta të shenjta të krishtera”, si dhe kumtesa të gjera me gërshetime të rëndësishme dokumentare, si “Shoqata humanitare bamirëse “Nëna Terezë’” apo “Nëna Terezë” – sofër e  popullit të Kosovës

Shenjtëria më të madhe  për një populli është t’i hiqen prangat e skllavërisë kombëtare

Ky Libër me titullin”Si e njoha Nënën Terezë” të lexuesit vjen si një homazh i bukur kushtuar në vitin e shenjtërimit të Nënës Terezë. Në leksikun e krishterimit, në liturgjinë e krishterë, ekziston koncepti për personin e shenjtë, që ngërthen forcë të jashtëzakonshme hyjnore e shpirtërore: që bën mrekullia shëruese a mrekulli bamirësie në dobi të Njeriut e të Njerëzimit.

Së këndejmi, autori Kristaj jep dëshmitë e tij për të dy këto vlera ilir-arbërore-shqiptare ndër mileniume e shekuj. Ai  me këtë libër e nderoi dhe lartëson këtë figurë edhe nëpërmjet vargjesh  të njëzet poezive. Në të vërtetë, krishterimi e legjitimoi martirizimin si veprim dhe si sakrificë njerëzore kundër padrejtësisë skllavopronare, politike a kundër forcave shtypëse.

Dhe nuk ka shenjtëri më të madhe që një populli t’i hiqen prangat e skllavërisë kombëtare deri te heqja e prangave të skllavërisë  dhe varfërisë.

Autori i këtij libri  është në shtegtim me shkrimin  dhe me angazhimet e tij. Të gjithë jemi pjesëmarrës në këtë shtegtim-pelegrinazh, për ta çliruar sa më shumë këtë hapësirë nga muret dhe prangat, çfarëdo ofshin ato. Libri është në shërbim të këtij humanizmi të thellë njerëzor, kombëtar e gjithsesi kulturor.

Nëna Terezë ishte dhe mbetet shëmbëlltyrë e një nëne shqiptare, që u ngrit për gjithë njerëzimin

Në fjalën e tij përfundimtari autori i librit Kristaj pasi i përshëndeti të pranishmit tha:” Së të gjithë ne që jemi tubua këtu sot për ta shënua  37-vjetorin e larimit të Nënës Terezë me çmim Nobel për Paqe. Pra, u dashtë të kalojnë 37-vjet që Nëna Terezë të shenjtërohet dhe kështu u bë nobelistja e parë në botë e këtij shpërblimi. Po ajo është edhe autorja e parë e uratave të lutjeve në botë që u shenjtërua, që do të thotë se ajo e shenjtëroi edhe lutjen, e shenjtëroi uratën që ne na ngjason me poezinë. Nga kjo del se Nëna Terezë ishte dhe mbetet shëmbëlltyrë e një nëne shqiptare, që u ngrit në një figurë të një nënoje që të shenjtërohet për të gjithë njerëzimin. Libri  me titullin “Si e njoha Nënën Terezë” e cila u promovua në Bibliotekën Kombëtare përbëhet nga takimi i parë i autorit të librit me te, pastaj mbi njëqind e tridhjetë shkrime për Nënën, mbi tridhjetë shkrime për   aktivitetet kulturore dhe njëzet poezi kushtua kësaj nëne. Në këtë promovim edhe Avdullaj Zeneli foli për librin, autorin dhe kontributin e Nënës Terezë, kurse Shaqir Hoti i cili u bie  njëzet e katër veglave muzikore  me frymë për të pranishmit ekzekutoi melodi me fyell për të cilat u përshëndet me duar trokitje. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat