“Kapërcimi i vetmisë” lë gjurmë që dërgojnë tek e vërteta për Kosovën

Libra

“Kapërcimi i vetmisë” lë gjurmë që dërgojnë tek e vërteta për Kosovën

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 13:01
Libri “Kapërcimi i vetmisë"

(E plotësuar)- Është promovuar libri “Kapërcimi i vetmisë”, i autorit Muhamet Mustafa, libër ky i cili rrëfen për jetën e autorit, tregon për përpjekjet dhe sakrificën e gjeneratës së tij për avancimin e statusit politik dhe juridik të Kosovës dhe të pozitës së shqiptarëve në ish Jugosllavi, përgjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar dhe fillimit të këtij shekulli.

Muhamet Mustafa, autor i librit tha se qëllimi librit është  që të lërë gjurmë që historianët të mund ti ndjekin dhe të thonë të vërtetën për Kosovën.

“Ky libër është një rrëfim për një përvoje timen në kohën time, natyrisht me qëllim që lë disa gjurmë që historianët mund ti ndjekin, ti gjejnë dokumentet dhe ta thonë të vërtetën për Kosovën. Libri nuk pretendon që ta thotë gjithë të vërtetën, por të lejë gjurmë mbi komponentët e vërtetë që historianët mund ti gjejnë”, tha ai.

Po ashtu, ai tha se përmes këtij libri,  ka dashur që të rinjtë e Kosovës dhe Shqipërisë ta njohin më mirë kohën e vështirë nëpër të cilën ka kaluar populli ynë.

Ndërsa, Bardh Rugova, profesor në Universitetin e Prishtinës, i cili ka bërë edhe parathënien e librit tha se ky libër është më shumë vlerë, pasi që sipas tij ky libër tregon detaje dhe është i ndërtuar duke u bazuar në fakte.

“Libri “Kapërcimi i vetmisë”, flet për një periudhë të cilën në mund ta kemi jetuar secili dhe me te cilin nuk na tregon etiketat e bardh dhe e zezë, por na tregon detajet e asaj kohe, të cilën ne e kemi jetuar. Kjo është një vlerë shumë e madhe në këtë shoqëri tonë në të cilën  ne jemi mësuar të shohin në mënyrë pak bizare gjërat si të mira dhe të këqija gjërat, por me fakte dhe me interpretime faktike”, tha ai.

Kurse, zëvendësrektorja e Universitetit të Tiranës, Luljeta Minxhozi, tha se libri “Kapërcimi i vetmisë” është një histori e Kosovës e katër dekadave të fundit të periudhës sipas saj më të lavdishme por edhe më të turbulluar të Kosovës dhe se ky libër ka një gjuhë stilistike shumë të veçantë.

“Është një histori e Kosovës e katër dekadave të fundit të periudhës më të lavdishme por edhe më të turbulluar të Kosovës dhe i treguar jo nga një historian por nga një ekonomist i cili ka jetuar çdo sekondë këtë histori.  Libri ka një gjuhë stilistike shumë të veçantë, është plotë ngjyrime, plot detaje, sapo e lexon atë libër të duket sikurse disa nga ata personazhe i ke takuar në jetën reale ose në disa nga to ngjarje që je bërë pjesë e tyre”, tha ajo.

Libri “Kapërcimi i vetmisë” është përmbledhje esesh nga autori Muhamet Mustafa. 

Promovohet libri “Kapërcimi i vetmisë”

Libri “Kapërcimi i vetmisë" është libër që për personazh kryesor ka autorin i cili përmes rrëfimit për jetën rrëfen për përpjekjet dhe sakrificën e gjeneratës së tij për avancimin e statusit politik dhe juridik të Kosovës dhe të pozitës së shqiptarëve në ish- Jugosllavi, përgjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar dhe fillimit të këtij shekulli.

Autori i librit Muhamet Mustafa, bëri të ditur se në këtë libër ka shkruar  për një kohë të vështirë në të cilën ka kaluar gjenerata e tij. 

Sipas tij ky libër do t’iu  shërbej të rinjve të Kosovës ta shohin kohën e vështirë nëpër të cilën ka kaluar shteti i Kosovës.

 Bardh Rugova, profesor në Universitetin e Prishtinës, tha se Mustafa e ka shkruar  historinë e jetës së tij dhe  përmes saj  lexohet  lindja dhe ndërtimi i  shtetit të Kosovës. Ky libër është përmbledhje esesh nga autori.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat