Në Viti, u promovua libri më i ri i Nazif Laqit, ”Morava e Eperme në Lashtësi”

Libra

Në Viti, u promovua libri më i ri i Nazif Laqit, ”Morava e Eperme në Lashtësi”

Nga: Aziz Zuka Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 14:05
Pamje nga promovimi i librit “Morava e Eperme në Lashtësi”

 Në  Viti, u promovua edhe një libër më i ri i historianit vitias Nazif  Laqi . Në promovim i këtij libri të gjashtin me radhë të këtij historiani  ishin prezentë një numër i madhë  i dashamirëve të librit. Lashtësia e shumë vendbanimeve të Moravës së Epërme, u bë tema kryesore e librit të gjashtë të historianit Nazif Laçi. Libri i këtij autori “Morava Epërme në Lashtësi”, u promovua sot në Viti.  Në këtë ngjarje merrnin pjesë përfaqësues të institucioneve, shkrimtarë, historianë, miq e mysafirë të shumtë.

Redaktori i librit Skënder Riza,  i cili për arsye objektive nuk kishte mund të prezentoje në këtë ngjarje  në recensionin e tij  lidhur me këtë libër   kishte shkruar për përmbajtjen e librit, interpretimin e të cilit në mungesë të tij e lexoi Halit Ademi.

E për librin, folën edhe recensentët Tefik Ajvazi dhe Demush Mehmeti, të cilët theksuan se përveç rëndësisë e vlerës historike, kjo vepër paraqet një kontribut të çmuar për studimet shkencore në këtë sferë, vepër kjo e cila edhe dëshmon për ekzistencën shqiptare në këto troje.

 E autori I librit Nazif Laçi, ka falënderuar bashkëpunëtorët për ndihmën dhe përkrahjen në përgatitjen e këtij libri duke shtuar se kohëve të fundit në komunën e Vitisë është duke I dhënë rëndësi botimit dhe promovimit të veprave të ndryshme e në këtë është duke pbërë punë të madhe edhe drejtoria për Kulturë, Riini dhe  Sport e kësaj komune.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat