Fjala “Brexit” hyn në Fjalorin prestigjioz të Oksfordit

Libra

Fjala “Brexit” hyn në Fjalorin prestigjioz të Oksfordit

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 09:18
Ilustrim

Fjala “Brexit”, që ka hyrë tashmë në histori me referendumin e 23 qershorit, u regjistrua gjithashtu në “Oxford English Dictionary” (OED), i konsideruar si vepër referuese për evoluimin e gjuhës angleze.

Ky fjalor e përcakton Brexit si “tërheqja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian dhe procesi politik që e pason”.

Sipas OED-së, etimologjia e kësaj fjale vjen nga bashkimi i “British” dhe “Exit” dhe është shfaqur në shkurt të vitit 2012 si neologjizmë e “Grexit” e krijuar nga dy ekonomistë të gjigantit financiar amerikan “Citigroup” për të përcaktuar rrezikun e nxjerrjes nga eurozona e një Greqie të shkatërruar nga borxhi i saj.

OED-ja thekson se ky term përdoret njëkohësisht për të përcaktuar ndarjen me BE-në, por gjithashtu edhe vetë referendumin e 23 qershorit, gjatë të cilit 52 për qind e britanikëve votuan për të dalë nga rrethi evropian.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat