Si e pagëzoi shkrimtari Rifat Kukaj librin per fëmijë "Rrasa e Zogut"?

Libra

Si e pagëzoi shkrimtari Rifat Kukaj librin per fëmijë "Rrasa e Zogut"?

Nga: Skënder Karaçica Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 07:49
Skënder Karaçica

E kam njohur prej vitesh shkrimtarit për fëmijë Rifat Kukaj,i cili vinte vinte shpesh në Drenicë për të herrë frymëzimet e tij poetike për lexuesit e tij të vegjël. Saherë që e takoja me thoshte: Po pata shëndet, do të shkruaj një roman me njëmijë faqe për fatin e njerëzve të mi në Drenicë, që aq shumë i kanë bërë ballë jetës dhe kohës,-thoshte shkrimntari Rifat Kukaj.

Po si ndodhi me romanin per fëmijë "Rrasa e Zogut"?

E kisha bërë gati ramanin për fëmijë dhe për çudinë nganjëherë të botës së shkrimtarit, titulli i romanit nuk me vinte mbanë,me thoshte Rifat Kukaj në një takim në Drenicë. Më dilte gjumi herët si zogjëve në livadhet e Drenicës time!Përseri mendja me rrinte si të pagëzoj romanin tim për fëmijë, fliste shkrimtari Rifat Kukaj dhe përmes tymit të cigares, rrëfente udhën e krijimtarisë dhe takimi i tij me lexuesit e vegjël shqiptarë që shumë i deshti!

Libri i ri ka kohë që më kishte mbetur në tavolinën e punës,Nuk më vinte për shtek se si të pagëzoj romanin tim për fëmijë.Kështu ndodhi disa ditë, rrëfente shkrimtari Rifat Kukaj. Për çdo mëngjes shkoja për të pirë kafen e mëngjesit në vendin e njohur atëherë në Prishtinë "Tre sheshirat" ku takoja njerëzit e letrave dhe miqtë e mi të nderuar. Një ditë e stun, e kisha porositur kafen dhe cigarja e tymit të duhanit me shoqëronte bashkë me gazetën "Rilindja". Shfletoja faqet me radhë dhe sikur me një  "porosi" sytë me shkuan në titullin e një fatkeqësie në komunikacion që kishte ndodhur në Rahovec: "Në rrasat e Rahovecit fatkeqësi e rende komunikacioni"! Dhe pa një pa dy, me të shpejtë nisëm për në shtëpi dhe mbi tavlinën e punës e marrë në dorë romanin e ri për fëmijë dhe po nga titulli i lajmit në ,"Rilindje" ia vura emrin "Rrasa e Zogut"-kështu më pati thënë shkrimtari për fëmijë Rifat Kukaj në një takim në Drenicë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat