Ditari i Ana Frank-ut: Një e vërtetë tjetër del në dritë

Libra

Ditari i Ana Frank-ut: Një e vërtetë tjetër del në dritë

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 14:41
Ana Frank

Një studim i ri sjell një version ndryshe të momenteve të fundit të Anne Frank-ut dhe familjes së saj.

Vajza që u bë e famshme në të gjithë botën nëpërmjet ditarit që mbajti gjatë Luftës së Dytë Botërore, dyshohet se është zbuluar aksidentalisht dhe jo nga ushtria gjermane. Kërkuesit thonë se policët që gjetën familjen hebreje në aneksin sekret mund të mos kenë qenë në kërkim të hebrenjve. I drejtuar nga muzeu i Anne Frank në Amsterdam, studimi hedh hije dyshimi mbi ata që mund të kenë tradhtuar familjen e vajzës së re.

Nga një analizë më e thellë e ditarit të saj, u kuptua se në të vërtetë ata gjendeshin aty për korrupsion dhe punë në të zezë. Familja Frank kishte marrë disa kupona ushqimorë në mënyrë të paligjshme nga disa klandestinë, gjë që, mesa duket, shkaktoi dhe fundin tragjik të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat