Gjermani, “Mein Kampf” i Hitlerit është ‘bestelleri’ i vitit

Libra

Gjermani, “Mein Kampf” i Hitlerit është ‘bestelleri’ i vitit

Më: 6 janar 2017 Në ora: 00:47
Mein Kampf

Edicioni i komentuar të manifestit të nazizmit është shitur me 85 pijë kopje mes librave më të shitur të 2016-ës në libraritë gjermane.

Në fillim të vitit 2016, “Mein Kampf” (“Lufta ime”), libri i shkruar në 1925-ën nga Adolf Hitleri dhe që përhapi themelimin e ideologjisë naziste, është ripublikuar në Gjermani, për të parën herë nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, me një tirazh prej katër mijë kopjesh. Gjatë vitit janë shitur rreth 85 mijë kopje, duke u konfirmuar si “bestseller”.

Libri, i prodhuar me dy volume, është një edicion kritik me shënime dhe shpjegime, i kuruar nga një ekip historik studiuesish të Institutit të Historisë Kontemporane të Mynihut të Bavarisë dhe nuk është konceptuar si një vepër propagande, por si një mjet i kërkimit historik.

Sipas Andreas Wirsching, drejtor i Institutit të Historisë Kontemporane, debati mbi “Mein Kampf”, ka ofruar “një mundësi për të menduar mbi kauzat dhe pasojat e ideologjive totalitare, një gjë shumë e vlefshme në këtë periudhë historike, duke parë që lëvizjet politike ekstremiste po rifitojnë terren dhe sukses”.

Ndoshta kjo është edhe veçantia, përpos kureshtjes për një libër të ndaluar për një kohë të gjatë, që dekretoi një sukses përtej parashikimeve.

Vendimi për të ripublikuar librin famëkeq, u ndesh me kritikat e grupeve hebreje… Mein Kampf u botua fillimisht në 1925-ën, 8 vite përpara se Hitleri të vinte në pushtet.

Ai parashtron idetë raciste që nazistët i vunë në praktike më vonë, përfshirë denigrimin dhe shtypjen e hebrenjve dhe sllavëve.

Nga sondazhet e bëra mes librave gjermanë, ka dalë se blerësit kryesorë kanë qenë para së gjithash të pasionuar të historisë, politikës dhe akademikët dhe jo ekstremistët neonazistë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat