Vdekja e fëmijës

Libra

Vdekja e fëmijës

Nga: Ilir Muharremi Më: 7 janar 2017 Në ora: 10:41
Ilir Muharremi

Fëmijët kur provojnë vdekjen para prindërve

Nuk është e rëndë për fëmijët

Më e rëndë për prindërit

Ata dergjen nën kujtime

Disa pinë tentojnë të varrosen bashkë me fëmijën

Nuk heqin dorë nga jeta e tyre

Më e madhe jeta se vdekja

 

I donë fëmijët si Rembranti të cilit i vdiqën

Nuk u varros vazhdoj me jetën

Nuk bënë të vuash por të jetosh

Të jetosh nën pikëllim

Kufomë e gjallë

Zgjidhja prapë të jetosh

Vazhdo meri forcat nga toka - jeta

Por prapë jeton në pikëllim

Ke humbur spermën tënde

 

Mos harro para teje nuk ishte

Me ty ishte

E sfidoj kanceri

Kjo ka rëndësi

 

Për kërshëndella ja uron

Vjen viti ri prapë ja uron

Çdo çast flet për të

Muret i ke mbushur me fotografi

E ti jeton, ai ose ajo jo

Mos harro jeta ka rëndësi tash

Gjysmak vazhdon e kuptoj

Nuk po them dehu të marr forcë, por jeto

 

E thyer ecën nën qiellin blu

As ai se kupton dhimbjen tënde

Nuk e meriton të qash nën qiellin

Fëmija nuk të dëgjon

Mos shpreso se do ta takosh ndonjë herë

Se ke njohur as kur erdhi

Takimi është i anuluar

Mos shpreso

Jeto me jetën tënde

 

Jashtë është ftohtë bie borë

Ti e pyet; bebe a e ke ftohtë?

Ajo nuk të dëgjon

I takon të mos të dëgjoj

Po harron shpirti yt është akull

Engjëjt nuk e kanë ftohtë

 Bebja është e mbrojtur

Beba nuk vdesë

 

Me dekore ja ke mbush varin

Si kujtim jete

Pajtohu si tash si një jetë e tërë

Vdekja na merr me vete

Njëjtë është

 

Mos harro sonte është ftohtë

Varri i bebes është i ftohtë, por shpirti shumë i ngrohtë

Është më i ngrohtë se në çdo shtëpi

Engjëjt nuk i  mbron Zoti

Nuk ekziston

Po të kishte ekzistuar bebja s’kishte vdekur

Zoti nuk ekziston.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat