Rexha: Objektet ortodokse i takojnë Kosovës

Libra

Rexha: Objektet ortodokse i takojnë Kosovës

Më: 10 janar 2017 Në ora: 08:55
Enver Rexha

Afër një muaj kanë dal libri në shitje ku flitet për kishat ortodokse nga shekulli i 14, ku deri deri tani kemi vetëm pjesë të studmeve për këtë çështje dhe për historinë e kishës ortodokse nuk është prekur.

Këtë e bëri të ditur në emisionin e mëngjesit në transmetuesin publik, Enver Rexha, autor i librit i cili tha se pjesa e parë flet për pushtimin, e dyta për historikun e kishës, e treta për trashëgiminë e objekteve.

Sipas tij pjesa e parë flet për historinë e shekullit 14, për pushtimin e një fisi që te serbët njihet rashka, e që serbët pretendojnë që janë pasardhësit e tyre, a që në realitet serbët kanë bërë falsifikim sepse bëhet fjalë për fisin rastësi. Ai tha se pjesa e parë vjen kryesisht me pushtimin e Kosovës.

Rexha tha se në fund të shekullit 19 dhe 20, serbët pretendojnë se kishat ortodokse dhe objektet në përgjithësi janë të tyre gjë që nuk është e vërtet, sepse ato janë prej fillimit të krishterizmit në dardani.

Ai tha se në libër ka marrë shumë autorë real dhe pretendues, pra realët janë që tregojnë historinë si ka qenë dhe pretendues që janë serbët e që kanë ndërtuar historinë në bazë të asaj se si ju ka konvenuar atyre. Pra serbët gjithmonë thirren se kishat ortodokse ju takojnë atyre por që nuk është e vërtetë.

Autori tha se ka 5 vjet që ka hulumtuar këtë çështje dhe që nuk ka qenë e lehtë sepse gjetja e dokumenteve të mesjetës është problem sipas tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat