Përkthimi i Kanunit të Lekë Dukagjinit në gjuhën gjermane

Libra

Përkthimi i Kanunit të Lekë Dukagjinit në gjuhën gjermane

Nga: Dedë Preqi Më: 11 janar 2017 Në ora: 21:05
Kopertina e librit

Kanuni i Lekë Dukagjinit, vepra më kulminante e At Shtjefën Gjeçovit, një vepër historike dhe shkencore, përmes së cilës janë zbuluar normat shoqërore të dokeve dhe zakonëve të vjetra shqiptare me karakter juridik e social, nga të cilat është shërbyer popullata e trojeve shqiptare, ndoshta deri në kohërat e vona. Termi Kanun, është fjalë turqishte, që do të thotë rregull , por rrjedh edhe nga fjala greqishte kanon, që do të thotë drejtësi, apo rregull ligjesh, që daton nga kohërat e lashta, duke marrë parasysh disa elemente të epokave parahistorike dhe indoeuropiane.

Kanuni i Lekë Dukagjinit, i atribohet princit të famshëm shqiptarë Lekë Dukagjini, që ishte edhe bashkëkohës i Gjergj Kastrioti-Skënderbe, duke sjellë rregulla e ligje në tokat shqiptare, ku në këto troje nuk ka ekzistuar më herët një rend i tillë juridik dhe institucional. Sipas Fishtës, fjala Kanun, rrjedh nga greqishtja e vjetër, që do të thotë «Anon» dhe sipas historianit Kristo Frashëri, kjo fjalë e ka origjinën  bizantine, që rrjedh nga termi «Kanon».

Ky kod juridik, ka përfshirë 1262 nene, duke thëmeluar bazamentin e një Kushtetute ligjore, përmes të cilit janë rregullue problemet e një populli, gjegjësisht problemet e shoqërisë shqiptare të kohës. Prandaj, ky mozaik dokesh dhe zakonesh të vjetra shqiptare, paraqet një thesar juridik të kohës, të cilin rrallë mund ta gjejmë te të tjerët, duke u mbështetur kryesisht në natyrën e këtij modeli, sikur që e kishte Kanuni i Lekë Dukagjinit.

Mirëpo, gjatë periudhave të ndryshme dhe kohës pushtuese në trojet shqiptare, edhe Kanuni ka pësuar ndryshime, dhe është trashëguar në forma të ndryshme, duke u prezentuar në katër varacione: Kanuni i Lekë Dukagjinit, Kanuni i Skënderbeut (Kanuni i Arbërit), Kanuni i  Labërisë dhe Kanuni i Maleve, apo i Malësisë së Madhe, por sëcila nga këto varacione,  pothuaj se e kishin një  bazament dhe platformë të njejtë juridike.

Kanuni i Lekë Dukagjinit, është një ndër përmbledhjet më të modifikuara të ligjeve dhe rregullave juridike të kohës në shoqërinë tonë dhe e ka ekzistencën më të lashtë dhe me një univers më të gjerë të jetës qytetare të një shoqërie të hershme shqiptare. Kjo vepër juridike e kohës,  ka arriti ti rezistojë  dhe mbijetojë periudhave të ndryshme kohore dhe atyre periudhave pushtuese, por edhe asaj komuniste. Kanuni i Lekë Dukagjinit, falë punës së vyeshme të At Shtjefën Gjeçovi, ka të bëjë me një vepër të madhe historike e juridike, njëkohësisht edhe shkencore, që është vlerësuar dhe shfrytëzuar në sistemin juridik të shoqërisë së kohës në trojet shqiptare.

Deri sot kemi disa studiues dhe gjurmues të Kanunit, poashtu kemi edhe studiues të huaj, që kanë dhënë kontributin e tyre në vepren e Kanunit, duke e studiuar dhe përkthyer Kanunin në shumë gjuhë të botës. Studiusi dhe albanologu  Robert Elsie, e përktheu  pjesërisht Kanunin në gjuhën gjermane, me titull, «E drejta zakonore shqiptare sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit» në vitin 2001, të botuar në Pejë,  që në gjuhën gjermane do të thotë: Das Albanische Gewohnheistrecht noch dem Sogennanten Kanun des Lekë Dukagjini.

Sigurisht, që kemi dhe studiues e përkthyes të tjerë të më hershëm, sikur që ishte edhe baronesha gjermane Marie Amelie, me bashkëveprimtarin Eqrem bej Vlora,  në vitin 1930, si edhe me ndihmën e etërve franqeskan, bënë përkthimin e pjesërishëm të Kanunit, por jo edhe Kanunin e Lekës në tërësi.

 Ajo që është e një rëndësie të veqantë të cekët, Kanuni i Lekë Dukagjinit, nga gjuha shqipe u përkthye  tërërësisht në fund të vitit 2016, në gjuhën gjermane nga autorët Bardhec Berisha dhe Prend Buzhala, si dhe me korigjimin e verzionit në gjuhën gjermane të z.Hannes Küttel, nga Luzerni i Zvicrres.

Përkthimi prej gjuhës shqipe në gjuhën gjermane ka qenë një rrugë maratonike dhe koxho e bujshme, sidomos në kërkimin e fjalëve të përshtatshme, sepse gjuha e përdorur në botimin e vitit 1933, (botim i franqeskanëve të Shkodres dhe me radaktimin e At Gjergj Fishtës)  ka qenë gjuhë e kohës së hershme, e cila ka paraqitë aty këtu pengesa, por që ta kemi Kanunin në gjuhën e sotme shqipe, duhet ta falenderojmë albanologun dhe shkrimtarin z.Prend Buzhala.

E drejta autoriale për përkthim dhe botimin e Kanunit në gjuhën gjermane, është marrë nga Provinca Françeskane Shqiptare në Shkodër, bashkë me përkrahjen ideale të këtij projekti nga Ipeshkvi i Sapës, Monsineur Luciano Augustini, si dhe në bashkëpunim me botuesin e Kanunit z. Martin Schällebaum, nga Luzerni i Svicrres.

Përkundër të gjitha përpjekjeve të mëhershme që janë bërë deri më tani për Kanunin në fjalë, përkthyesi Bardhec Berisha, ka dhënë një kontribut të çmueshem në përkthimin e tërësishëm të kësaj vepre në gjuhën gjermane, duke i dhënë rëndësi, jo vetëm përkthimit, por dhe ruajtjes së natyrës autentike të vepres, për të hapë dyert studiusve të interesuar gjermanofolës, në trajtimin dhe kuptimin e saj sa më mirë dhe efikase.

Dhe qëllimi i autorëve nuk është vetëm të bëjnë një shërbim të thjeshtë në përkthimin e Kanunit të At Gjeqovit, por ta zbulojnë dhe shkriejnë thesarin e këtij libri, që gjindet nën sipërfaqe, që ta njohin jo vetëm gjermanët, por edhe të tjerët, se zakonet dhe doket e vjetra shqiptare, jo vetëm që kanë bartur një kulturë të vjetër, por edhe kanë ditur të krijojnë ligje dhe baza juridike, përmes të cilave janë shërbyer dhe i kanë zgjedhë problemet juridike të kohës.

Përkthimi i Kanunit në shumë gjuhë të huaja, por edhe në gjuhën gjermane, është më shumë se një kulturë e një shoqërie njerëzore, përmes së cilës kuptohet e kaluara e një populli në kushte dhe rrethana të vështira ekonomike e sociale dhe pa Institucione juridike, por në jetën e tyre ka pasë rregulla e ligje, të cilat i ka krijuar vetë populli në mungesë të Institucioneve përkatëse dhe përmes tyre është shërbyer deri vonë, kur janë krijuar kushte dhe rrethana të tjera bashkëkohore.

Prej gjithë asaj që është me rëndësi autorët, Bardhec Berisha dhe Prend Buzhala, duket se e kanë vendosë momentin për ndriqimin e kësaj vepre, edhe nëse nuk është bërë e tëra në mënyrë përfekte, është arritur diçka efikase, që kjo mënyrë e prezentimit, është rrjedhë e realitetëve që burojnë  nga zakonet dhe traditat tona shqiptare, ku edhe të huajt do të na kenë lakmi deri dikund, me domosdoshmërinë shoqërore e historike të zhvillimit njerëzor.

Lënda e Kanunit të Lekë Dukagjinit, ndoshta ka mundur, apo nuk ka mundur të shkrihet e tëra në këtë përkthim, por nuk do të thotë se, nuk ka edhe shumë elemente tjera të kësaj tërësie kanunare që posedonte ky sfond kohor i shoqërisë shqiptare, të cilin e ka shfrytëzuar për nevojat juridike të kohës në trojet e veta. Autorët e këtij përkthimi kanë bërë një punë të shkëlqyer, e cila lëndë ka kërkuar shumë mund dhe përkushtim të veqantë për të realizuar një vepër të tillë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat