“Konversioni në gjuhën shqipe” për studiuesit, libër nga Prof. Dr. Rrahman Paçarizi

Libra

“Konversioni në gjuhën shqipe” për studiuesit, libër nga Prof. Dr. Rrahman Paçarizi

Më: 20 janar 2017 Në ora: 16:22
Kopertina e librit

Libri i botuar kohë më parë nga Prof. Dr. Rrahman Paçarizi “Konversioni në gjuhën shqipe” është një studim i plotë, me stil të përzgjedhur, që trajton konversionin – një nga mënyrat e formimit të fjalëve të reja. Libri me 312 faqe është botuar në Prishtinë dhe recensentë janë: akademik Bardh Rugova dhe dr. Shkumbin Munishi.

Konversionit, si një nga tipat e fjalëformimit, nuk i është kushtuar vëmendja e duhur në gjuhën shqipe. Së fundi, komunikimi i intensifikuar ndërshqiptar, interneti, mediet,  e kanë nxitur nevojën që edhe shqipja, ashtu si gjuhët e tjera domosdo të zhvillohet dhe pasurohet...Shoqëria shqiptare ka pasur një zhvillim të caktuar politik, socioekonomik dhe kulturor, i cili nuk ka nxitur bashkësinë folëse që të jetë mjaftë vigjilente lidhur me pasurimin e leksikut të saj, prandaj zhvillimet e hovshme të dekadave të fundit e kanë vënë gjuhën shqipe në pozita të një urgjence gjuhësore...Gjithashtu, komunikimi i munguar ndërshqiptar që është intensifikuar në fillim të mileniumit të ri, si dhe zbulimi i internetit bashkë me zhvillimin e medies e kanë bërë këtë nevojë edhe më të ngutshme. Politika gjuhësore dhe planifikimi gjuhësor, të mbështetura në parametra më shumë politik sesa shkencorë, kanë bërë që strukturat gramatikore e shqipes standarde, si varieteti që ka infrastrukturën më të përshtatshme të përhapjes në fazën e imponimit të standardit, të mos jetë mjaftë zemërgjerë për pranimin dhe rehatimin apo akomodimin e gjithë leksikut të shqipes.

Përmbajtja e librit “Konversioni në gjuhën shqipe” përbëhet nga: Përkufizimi i konversionit, Format e paraqitjes së konversionit në gramatikat e disa gjuhëve, Gramatika e gjermanishtes, Konversioni në gramatikat e gjuhës shqipe, Qasja morfosintaksore, Qasja leksikore – semantike, Qasja kognitive – psikolinguistike, Konversioni në gjuhën shqipe – qasja shumëdimensionale, Llojet e konversionit në gjuhën shqipe, shkaqet dhe motivimi për ndryshime semantike, Fazat e konversionit si proces, Ngjyrimi kuptimor, Polisemia në zhvillim, Shpërbërja e polisemisë, Njësia e re leksikore, Drejtimi i derivimit, Konversioni me ndryshim pjese të ligjëratës, Konversioni pa ndryshim pjese të ligjëratës,  Emër-emër, Folje-folje, Mbiemër-mbiemër, Ndajfolje-ndajfolje, Me ndryshim të pjesës së ligjëratës, Emër-mbiemër, Emër –ndajfolje, Emër –parafjalë, Emër –folje, Folje –emër, Mbiemër – ndajfolje, Përemër –emër, Emër - ndajfolje, Ndajfolje –mbiemër, Ndajfolje- folje, Përemër – ndajfolje, Ndajfolje – parafjalë, Ndajfolje- lidhëz, Ndajfolje – pasthirrmë, Ndajfolje – pjesëz, Mbiemër – folje, Forma të reja të konversionit dhe forma multiple, Konversioni sekondar.

Prof. Dr. Rrahman Paçarizi është profesor i asocuar në Universitetin e Prishtinës. Ligjëron lëndët: Morfologji - sistemi emëror i shqipes, Morfologji - sistemi foljor i shqipes, Psikolinguistikë, Histori e studimeve albanistike, Mediet publike, Gazetari e televizionit,

Kulturë gjuhe, Intervista & Talk Shou, Konvergjenca mediale, Radiogazetari.

LIBRAT E BOTUARA: Prof. Dr. Rrahman Paçarizi është  autor i disa librave: Fjalor i termave të Psikolinguistikës (2012);  Shqipja standarde në parametrat psikolinguistikë (2011);  Radiogazetaria (2008), sikurse dhe autor i librit të fundit “Konversioni në gjuhën shqipe”.

PUNIMET SHKENCORE TË PUBLIKUARA:  Prof. Dr. Rrahman Paçarizi ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore sikurse është autor i një sërë punimesh shkencore të publikuara: Natyra psikologjike e gjuhës si veti unike njerëzore (Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare 2011); Gjuha e teksteve shkollore të gjuhës shqipe për klasat e ulëta I-V (Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare 2010); Glokalizmi vs Globalizmi (Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare 2009); Politikat gjuhësore përballë sfidës së globalizimit (Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare 2007); Raportet standard-dialekt dhe rreziku për gjuhën shqipe në kontekst global  (Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën 2005); Inferioriteti gjuhësor në raportet ndërmjet dialekteve dhe standardit (Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare 2004); Parametrat psikolinguistike të nxënies së shqipes standard dhe ndikimi i saj në prodhimin gjuhësor  (Studime filologjike, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës 2008): Kontributi i Selman Rizës për gjuhësinë shqiptare nga perspektiva e sotme 

( Studime filologjike, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës  2011);  Gjuha shqipe (Thesis Kosova 2008);  Gjuha e mesenxherit (Filologji 2006).

KONFERENCAT SHKENCORE: Prof. Dr. Rrahman Paçarizi është pjesëmarrës i konferencave shkencore: Kosovo’s path toëards Europe and the importance of Education (Bulletin of the International Conference on EU integrations, University of Primorska, Koper, Slovenia 2008); Social (in) equality regarding free approach of social and ethnic groups in Media and Language Policies (Bulletin of the International Conference “Social (in)equality: Old risks and neë Challenges”, University of Primorska, Science and Research Center, Koper Slovenia 2010).  

Prof. Dr. Rrahman Paçarizi ka qenë edhe Kryetar  i Bordit Drejtues i radiotelevizionit të Kosovës RTK; zv.rektor për çështje akademike në Kolegjin AAB në Prishtinë. Gazetar/redaktor në Radion Evropa e Lirë me seli në Pragë të Çekisë;  është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve, dhe  PEN Kosovës./ G.T

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat