Poezi drite

Libra

Poezi drite

Nga: Xhevrije Kurteshi Nimani Më: 26 janar 2017 Në ora: 19:23

Po shkruaj me muzën e një poeti
Për vargun e tij që i buron nga shpirti 
Me dorën e art fillon shkrimi...
Rrjedhshëm dalëngadal fillon rrëfimin!

Për sytë e shkruar të vashës trime
Yllin polar para agimit
Këngën e zogut në stinë pranvere
Dhe lirinë e ushtarit trim.

Për mbrëmjet e verës bregut të detit
Dritën e hënes në terrin e natës
Për lulet e verës plot ngjyra, ngjyra
Dhe fjalët e ëmbla dhe shpresë dhënëse.

Muza e poetit është burim i pashterrshëm
Din të këndoj dhe për dimrin e vjeshtën
Shef një mijë vite dritë përpara
Andaj kurrë për jetë e mot nuk i humb fara.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat