Libri "Mother Theresa" i dr.Dom Lush Gjergji në Bibliotekën e LTHS në Çikago

Libra

Libri "Mother Theresa" i dr.Dom Lush Gjergji në Bibliotekën e LTHS në Çikago

Nga: Skënder Karaçica Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 08:35
Nënë Tereza

Në vazhdën e aktiviteteve kulturo-kombëtare të SHSHA-së në Çikago,tashmë është bërë traditë e mirë që botimet e ndryshme shkencore të fushës së historisë,të gjuhësisë,të traditës,të dokeve dhe ato që hedhin dritë për praninë dhe shpëtimin e hebrenjve të botuara në Prishtinë e Tiranë,të gjejnë vend nëpër bibliotekat e shkollave të mesme,univesiteve,të muzeut holokaust dhe në bibliotekën e Kongresit dhe të Senatit Amerikan në Uashington.

Këto ditë libri,,Mother Theresa,,i dr.Dom Lush Gjergjit iu dorëzua bibliotekës së shkollës së mesme (LTHS)në Çikago,që është një nga vatrat arsimore më një traditë shekullore të dijes për brezin e ri amerikanë,i themeluar në vitin 1888.Figura e Nënës Shqiptare tashmë është bërë pjesë e tërë botës dhe në SHBA përkujtohet me respekt të veçantë,thuhet në deklaratën për shtyp të SHSHA-së në Çikago.Ndërkaq,shqiptarët-amerikanët që erdhën tash e një shekull në Amerikë nga trojet etnike shqiptare dhe veçmas nga Shqipëria,e kujtojnë me dinjitet emrin e Nënë Terezës kur ajo në një takim me ish presidentin Bill Klinton kërkoj prej tij që të shpëtoj popullin shqiptar dhe Kosovën nga agresori vrastar i Serbisë.

Udhëheqja e bibliotektës së shkollës(LTHS)në Çikago e mirëpriti këtë gjest të SHSHA-së dhe libri për ,,Mother Theresa,,do të vendoset në sirtarët e kësaj biblioteke dhe do të zë vend në koleksionet e përzgjedhura nga botimet në Amerikë dhe botë,ku lexuesit e rinj amerikanë do të njohin nga afër figurën e Nënë Terezës dhe shpirtin human dhe liridashës të popullit shqiptar në Ballkan në miqësi të përjetshme më SHBA-në.

Libri për Nënë Terezën i përkthyer në gjuhën angleze,ka 216 faqe dhe në secilën faqe me nga dy-tri flotografi kolor nga jeta e Nënë Terezës në Viti të Kosovës,në Shkup,Shqipëri dhe Kalkutë të Indisë ku kaloi tërë jetën në shërbim të mirësisë,të humanizmit dhe në krye të herës duke nisë masazhin për popullin shqiptar i vjetër sa vetë Evropa me traditën e njohur,,Bukë,krip e zemër,,!

Teknika e përsosur e botimit të këtij libri me vlerë historike dhe fotografitë e përzgjedhurea nga fotografët e njohur Franco Marzi,Giambattista Villa dhe Walter Serra si dhe përkthimi brilant në gjuhën angleze të Mary Rose Agius,e bëjnë këtë botim të biografit të njohur dr.Dam Lush Gjergji për Nënë Terezën,edhe një udhë të pasur me lulet e atdheut shqiptar,para botës dhe para popullit miq të përjetshëm të Amerikës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat