Dëshmi e njeriut që sakrifikoi jetën për veten dhe kombin ...

Libra

Dëshmi e njeriut që sakrifikoi jetën për veten dhe kombin ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 10:02
Në sallën e Kuvendit komunal në Mitrovicë me interesim u përcoll promovimi i librit prof. Fetah Bahtirit

Organizuan nga kuvendit i komunës së Mitrovicës dhe Shoqata  e Shkrimtareve dhe Artisteve Shqiptarë "Papa Kelmendi XI Albani"në Suedi.- në sallën e kuvendin komunal  të Mitrovicës dhe pranin e dashamireve të shumtë të  libri dhe përfaqësuesit të jetës kulturore e politike të Mitrovicës e të viseve të tjera të Kosovës, deputet u promovua librit me i ri të prof. dr. Fetah Bahtirit - i dhjeti me radhë me titullin ”Fragmente të zgjedhura”.

Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtareve në Suedi - duke foluar lidhur me promovimin e librit me titull ”Fragmettet te zgjedhura” në mes tjerash tha së krijimtaria e prof. Fetah Bahtirit, në dekadën e fundit, sikurse edhe ajo më e hershmja, gjithëherë ka shfaqur ide me mesazhe të qarta për të mbajtur gjallë kulturën, traditën dhe historiografinë shqiptare kudo që jemi.

Në këtë libër me fragmente e zgjedhura të autorit prof. Fetah Bahtiri, para lexuesve në diasporë dhe Kosovë del si zë i ndërgjegjës së krijuesit të mirëfilltë, i cili me përkushtim identifikohet si shqiptar i devotshëm, për të shkruar për fatin, sakrificën dhe historinë e tij personale por edhe të shoqërisë që e rrethon.

Libri i tij i dhjeti me radhë, pasqyron disa shkrime të tij të përmbledhura në një vend si fragmenteve të zgjedhura që  ky autor i ka trajtuar dhe definuar në kohën e fundit, e që janë botuar në tetë librat me titull ”Thesar kombëtar” i mërgatës shqiptare në Suedi. Uddevalla në Suedi  ”Është lezet me qenë shqiptar”- temë kjo që sjell një vizion autorial  e cila është pasqyrues e ditëve tona në mërgim. Do ta veçoja një thënie tha në recensionin e tij Hysen Ibrahimi: Janë këto fatet e një mërgimtari, sikurse të shumë mërgimtarëve të tjerë. Mirëpo, kjo është thurur dhe shprehur  bukur dhe fuqishëm nga autori e cila do të mbetet  një gjurmë të pashlyer për gjeneratat që do të vinë pas nesh.  Autori në këtë libër me të drejtë nxjerr moralin e fortë të njeriut, që vërteton sakrificën jetësore të tij, për  fëmijët dhe kombin shqiptar. Fragmentet e zgjedhura prej autorit, përveç pikëpamjeve tematike, kanë një vlerë dhe peshë sa artistike, aq edhe reale, që tërheqin vëmendjen e lexuesit, me formën dhe përmbajtjen e temës.

Intelektuualet shqiptarë në mërgim barteëit kryesor të kulturës, traditës dhe historiografisë shqiptare

Pastaj, ilustrime me fotografi të dramës së parë shqipe në Suedi, që pasqyron jetën e vështë dhe helmimin e nxënësve shqiptarë, shfaqur para publikut shqiptar dhe suedez. Themelimi dhe aktiviteti i Shoqatës Kulturore Shqiptare në Udeevalla, e cila përfaqsoi bindshëm kulturën tonë në manifestimin ”Ditën internacionales” organizuar nga pushtetarët suedezë. Këtu prof. Fetah Bahtiri, si kryetar i parë i kësaj shoqate dha një kontribut të shkëqlyer në sensibilizimin e çështjes kombëtare dhe të Kosovës.

Në anën tjetër, në pjesën më të madhe e librit në fjalë, që nga parathënia e deri te temat e fundit, autori prof. Fetah Bahtiri, shkëlqyeshëm shfrytëzon çdo detaj të ngjarjeve të mëdha dhe përfshirjen e tyre si ngjarje historiografike, me një horizont të gjerë dhe shumë domethënës. Përmes këtyre fragmenteve mirë shihen kufinjtë e shtrirjes së përfshirjes të prof. Fetah Bahtiri, i cili ka pasur parasysh strukturën e ndodhive. Prof. Fetahu, po  ashtu është poet dhe autor i shumë poezive të shkruan, pse jo edhe me mesazhe për kohën që vjen pasi që ne të shkojmë nga kjo botë, të cilat vargje i ka vënë edhe në ballinën e librit prapa. Mesazhi i tij është një thënie e fuqishme e madhështore e cila me forcë vullkanike shfaq dashurinë e zjarrtë për kombin dhe atdheun. Fjalën e kam, pra, për katër vargjet e amanetit të tij, para të cilave është falumri kombëtar shqiptar dhe flamuri shtetëror i Kosovës. Ky amanet që është e shkruar në librin e prof. Fetah Bahtirit, me titullin ”Fragmente të zgjedhura ”,  çmohet si një ndër librat që ka horizont të ri tematik me mezazhe të qarta shumë domethënëse.

Image
Nga kryesia e promovimit të librit me titullin “Fragmente të zgjerdhura”
 
Falënderimi dhe mirënjohje për shtetit suedez, i cili i ndihmoi shqiptarët për punë, mirëqenie dhe integrim

Edhe në fjalët  e tyre përshëndetëse prof. dr. Mehmet Rukiqi, prof. dr. Adem Zejnullahu, prof. Imer Berbati duke  folur rreth librit në mes tjerash u thanë së:”Libri me titullin ” “Ëndrra për qillin e  kuq”- është  një titull i fuqishëm të cilin  lexuesit në Kosovë dhe diaspor mund ta gjenin vehten  të cilët me veprimtarinë e tyre e kanë bërë me parallogari, që don të thotë vetëm duke llogaritur në përfitimiet e veta personale. Ky autor gjithashtu është një njer i vlerave, një pedagog me zemër plot atdhedashuri i cili  nuk mund të bëjë parallogari. Ai vetëm punon që puna e tij të japi rezultate. Gjatë veprimtarisë së tij vullnetare atdhetare në Suedi punoi shumë që fëmijët shqiptarë në diasporë të mos e harrojnë gjuhën shqipe.  Bahtiri inicoi forcimin e mësimit plotësues për nxënësit shqiptar në Udevalla me rrethinë dhe së këtejmi është promotor i mësimit shqip në atë pjesë të Suedisë. Si atdhedashës i është rrekur edhe aktiviteteve të tjera përveç mësuesisë. Ai u vu në ballë të aktiviteteve të shoqatës kulturore në Udevalla.

Fetah Bahtiri si njeri i letrave nuk u largua nga shkrimet, pavarësisht aktiviteteve të viteve të 90’ta  të cilat nuk e kursyen asnjë profesion, sepse të gjithëve na duhej ti bashkohemi të vetmes lokomotive, e ajo ishte lokomotiva e cila ishte nisur drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Andaj shkrimtari prof. Fetah Bahtiri i bashkangjitur në këtë lokomotivë, bënte punët e veta në aktivitetet të cilat kordinoheshin me të gjitha format e organizimit. Këtë punë  ky e dëshmon me dokumente dhe fotografi nga demonstratat, mbledhjet, takimet me personalitetet e larta suedeze, me bashkatdhetarë dhe bashkëveprimtarë. Në librin e tij “Fragmente të Zgjedhura” Bahtiri afirmon të gjithë bashkatdhetarët dhe bashkëveprimtarët të cilët me entuziazëm dhe vullnet siç shprehet autori, kontribuan në Fondin e tre për qindshin, në aksionet tjera si psh, aksioni për ta ndihmuar arsimin shqip në Kosovë, aksionin për pavarësinë e Kosovës, aksionin për ndihmë minatorëve, aksionin për ndihmë viktimave të terrorit shtetëror serb në Drenicë, aksionet për familje skamnore, aksione si ato për ndihmë Kosovës Lindore, shqiptarëve në Maqedoni e shumë të tjera.

Nuk mund të mos e theksoj një angazhim shumë të rëndësishëm të autorit të librit prof. Fetah Bahtiri e tij të vazhdueshëm për integrimin e bashkatdhetarëve tanë në Suedi, në të gjitha fushat e jetës. Poashtu veçori e autorit dhe vlera e tij është falënderimi dhe mirënjihja e vazhdueshme e shtetit suedez, i cili i ndihmoi shqiptarët në vazhdimsi për ofrimin, sigurimin e kushteve për punë, mirëqenje dhe integrim në këtë vend të mrekullueshëm. Autori mirënjohjen e tij për shtetin Suedez e shpreh, jo vetëm në këtë libër por në vazhdimësi dhe në tubime dhe kontakteve me personalitete të ndryshme për çka shkuan në vazhdimësi mediat e shkruara në Suedi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat