Shtëpia botuese “DRITA” promovon botimet e saja të vitit 2016

Libra

Shtëpia botuese “DRITA” promovon botimet e saja të vitit 2016

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 20:58
Botime të publikuara gjatë një viti.

Shtëpia Botuese “DRITA” tashmë për të dytin vit me radhë, organizon promovimin e botimeve të saja të publikuara gjatë një viti.

Sivjet promovimi do të mbahet të enjten, më 9 shkurt 2017, ora 12:00, në Rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovës, pranë Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë.

Këto janë botimet e vitit 2016 që do të promovohen:

1.Pjetër Bogdani,  Çeta e profetëve I & II
  Prezanton: Prof. Anton Berishaj

2.Don Lush Gjergji, Jeta, Dashuria, Dëshmia. Përshpirtëria e Nënës Tereze
  Prezanton: Prof. Xhavit Beqiri

3.Isak Shema, Josip V. Rela. Jeta dhe krijimtaria letrare
  Prezanton: Mons. Lush Gjergji

4.Enzo Bianchi,  Meditime për meshtarë;

5.Don Anton Ukaj, Sakramentet. Kuptimi dhe domethënia e tyre;

6.Don Lush Gjergji, Të mëshirshëm porsi Ati

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat