Përkthehen në shqip edhe 14 përralla të vëllezërve Grim

Libra

Përkthehen në shqip edhe 14 përralla të vëllezërve Grim

Nga: Milazim Kadriu Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 14:44
Vëllezërit Grim

Këto ditë  botuar nga Shtëpia botuese Prokult-press doli në dritë libri “Katërmbëdhjetë përralla magjike të vëllezërve Grim” përkthyer nga prof. Latif Sadiku

Këto përralla që janë përkthyer nga anglishtja nga libri me titull ”Grimms’fairy tales”.

Siç dihet vëllezërit Grim kanë shkruar mbi 200 përralla e tregime të bukura të cilat janë të mirëpritura nga lexuesit e sidomos nga fëmijët. Sipas botuesit dhe përkthyesit këto  14 pëlla të këtij libri përkthehen për herë të parë në gjuhën shqipe dhe janë përralla shumë të bukura me një përkthim të shkëlqyeshëm dhe të përshtatshme për lexim sidomos nga fëmijët. Ashtu si edhe është cekur këto përralla janë të dedikuara për fëmijët nxënësit që nga klasa e dytë deri në klasën e tetë dhe besojmë se do të mirëpriten nga ta.

Si vëllezërit Grim që  e kanë çmuar folklorin dhe fëmijët ku për ta kanë mbledhur dhe krijuar shumë përralla  ashtu edhe përkthyesi që tërë jetën e ka kaluar në punë me nxënës përkthimin e këtyre përrallave nga anglishtja e ka  bë me shumë përkushtim. Lexuesit për përkushtimin e autorëve dhe përkthyesit do të binden me rastin e leximit të librit dhe posa të fillojnë leximin nuk do të mundë të ndahen  deri në fund të librit dhe ato do ti lexojnë me shumë ëndje.

Ndonëse  këto përralla janë plotë imagjinatë, janë shumë  interesante  dhe zgjojnë  kureshtjen e secilit lexues. Ato janë përplot mesazhe edukative  që fëmijët i mësojnë dhe edukohen për një sjellje  më të mirë në jetën e përditshme  dhe i udhëzojnë që ata  të punojnë  dhe veprojnë drejtë dhe mos të merren me gjëra të pahijshme dhe të dëmshme për të tjerët.

Duke lexuar përrallat e vëllezërve Grim të përkthyera nga profesori llapjan Latif Sadiku  hasim tema e motive të ndryshme  prej të cilave mund të mësohet shumë.

Përrallat e këtij libri si edhe përrallat tjera të vëllezërve Grim janë shumë të natyrshme  dhe kanë imagjinatë të thellë  dhe janë shumë interesante për lexuesit e vegjël po edhe të moshës rinore ngase janë shumë të qarta  dhe dëfryese. Edhe përkthimi i tyre nga Sadiku është me një gjuhë  të bukur e stil të këndshëm lirik e të përsosur. Këto përralla nuk janë shumë të gjata, janë të thjeshta e popullore  por me një vlerë artistike dhe me një përkthim mjaft të mirë nga anglishtja në shqipe.

Përrallat e këtij libri janë shumë të përshtatshme  për ti realizuar edhe si filma vizatimor që do të mirëpriteshin nga fëmijët.

Ndonëse në moshë të shtyrë prof. Latif Sadiku, përkthimin e këtyre përrallave e ka bërë me një përkushtim të madh dhe padyshim se e ka pasuruar letërsinë  për fëmijë me librin e tij. Nga ai priten edhe përkthime dhe krijime të reja për fëmijët me të cilët punoi gjatë në procesin edukativo-arsimor.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat