Shtëpia është aty ku është nëna: Disa nga thëniet më të bukura për nënat!

Libra

Shtëpia është aty ku është nëna: Disa nga thëniet më të bukura për nënat!

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 20:35
Ilustrim

Njeriu e do nënën pa vetëdije sepse ashtu është natyrshëm, dhe deri në ndarjen e përhershme nuk e vëren thellësinë e kësaj dashurie. Me dashurinë e nënës nuk mund të krahasohet asnjë dashuri, pasiqë ato tjerat paraqiten vonë, ndërsa dashuria ndaj nënës është që nga lindja.

Veç tjerash, kur e humbim nënën ne e humbim edhe gjysmën e fëmijërisë sonë, pasiqë në jetën tonë të atëhershme, nëna ka zënë po aq hapësirë në jetën tonë sa kemi zënë ne.

Në vazhdim ju sjellim disa thënie që shfaqin dashurinë ndaj nënës.

Nëna- ajo ishte banka më e sigurtë ku i ruanim brengat dhe dhimbjet tona. – Tomas De Vit Talmaxh
Nëna juaj është e rëndësishme dhe e vlefshme, më shumë se gjitha pasuritë e kësaj bote. – Vajolet Xhejms
Telefononi nënës suaj, i thoni se sa shumë e doni. Mbani mend se ju jeni personi që ka ndjerë të rrahurat e zemrës së saj ende pa dalur në këtë botë. – Rejçell Volltin
Zemra e nënës është një gropë e thellë, në fund të së cilës mund të gjesh faljen. – Onore de Balzak
Nëna ime është një këngë të cilën nuk do të arrij kurrë që ta shkruaj, edhepse çdo gjë që shkruaj i dedikohet asaj. – Sheron Dabiago
Një vajzë e vogël u pyet se ku e ka shtëpinë. “Aty ku është nëna ime”, u përgjigj ajo. – Kit L. Bruks
Ai i cili ngelet pa nënë e ka humbur shpirtin e pastër e cila vazhdimisht e ka mbrojtur dhe bekuar. – Halil Xhubran
Dashuria e nënës është derivat i cili ia mundëson qenies njerëzore të arrijë atë që është e pamundur. – Marion C. Gareti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat