“Dertet e nji kryeqyteti”, Ferrik Ferra

Libra

“Dertet e nji kryeqyteti”, Ferrik Ferra

Nga: Edona Paloka Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 09:51
Edona Paloka

Duke hulumtuar rreth pathosit poetik të poetit të shquar Ferrik Ferra, arrijmë në përfundimin se kemi të bëjmë me poezi të cilat, përveçse një nivel të lartë të shprehjes, kemi edhe një formë të re letrare, poezinë moderne, të cilën Ferra e lëvron më së miri. Shkruar me një“gegërishte letrare”, modernizmi tek ky poet plotësohet në caqet e thellësisë së mendimit dhe vënien e një sërë elementësh abstraksionistë, që nëpërmjet detajeve e metaforave të rralla, të japin imazhe fantastike.Disa nga poezitë mbajnë një epigraf që autori e huazon nga mitologjia.

“Dertet e nji kryeqyteti” është një vëllim poetik që përmbledh, përve? poezive të reja, edhe poezi nga vëllimet e tij të mëparshme.Përgjithësisht poezia e tij është e shtrirë gjatë në kohë-hapësirë, të një kohe që sipas poetit rrjedh shpejt.Kjo do të thotë se ?asti poetik për tëështë një shkëndijë që herë-herë zgjerohet duke shkuar pas në kohë “kohnat e hapave matë ati i Gani beut/ nga Qerofsi deri në dallgët e Bosforit” duke i dhënë mjeteve shprehëse lirinë e të zhvilluarit. Por kjo bëhet në mënyrë të qëllimshme.Koha e Gani beut përkon me një periudhë të caktuar të Shqipërisë që akoma luftonte për autonomi, nga Qerofsi deri në Bosfor është një kuadrat i madh hapësinor. Po kështu, mund të themi se tejçimi pas në kohë bëhet qëllimisht nga autori për të dëshmuar rrënjët e origjinës, për të thënë se kush jemi sot dhe nga vijmë.

Kështu, për të dëshmuar lashtësinë dhe vazhdimësinë e kombit, Ferrik Ferra e bën këtë me anë të referencave që merr nga eposet e lashta. Kombi për tëështë “i rrallti metal që s’e bren përjetësia”. Për të nxjerrë në pah fortësinë ndër shekuj, ai shfrytëzon semën e fjalës metal.Kështu, kthimi në origjinë është një nga motivet kryesore të krijimtarisë së Ferrës.Rrënjët ilire, legjendat dhe elementët e lashtësisë shqiptare janë disa nga pikat e referimit që ai merr parasysh në krijimtarinë e tij.

Përveç kësaj, lirika e peizazhit është një tjetër motiv që zë një vend të madh në poezitë e tij. Ndonëse në titull të vëllimit fjala “dertet” përmban një kuptim me peshë negative (dertet- gegërisht, hallet, problemet) ai e gjen prehjen e qetësisë tek natyra. Përballë gjullurdisë së jetës urbane, vuajtjeve të jetës që vijnë nëpërmjet kujtimeve, ai me natyrën ka një lidhje të veçantë “Agu ia shkuli gardhet e zeza natës/ laradashi cajreve të kupës hana”. Simboli i hënës që e hasim shpesh në poezitë e tij lidhet me reflektimin, në çastet kur shpirti i trazuar i poetit kërkon të gjejë prehje.Këtë e realizon me një marrëdhënie të ve?antë mes objekteve fizike (të natyrës) dhe shpirtërore.

Në këtë vëllim ndeshemi edhe me elementë nga koha e sistemit diktatorial. Elementë të marrë nga përvoja personale e vetë autorit ose jo. Poezia “Shkurt ‘51” dëshmon një periudhë kohore të ve?antë që lidhet me regjimin e egër të kësaj kohe. Këtë e kuptojmë nga të dhënat që na jep autori: “ në emën të popullit je i arrestue”, shprehje tipike e asaj periudhe. Autori duket me një shpirt të trazuar, përpiqet të shpjegojë atë frazë por akoma nuk e koncepton dot se si mund të burgosë, të vrasë vetë populli. Ky paradoks i pashpjegueshëm në kohë nuk gjen zgjidhje nga autori. Ai di vetëm se populli ishte i destinuar të rrezikohej për aq kohësa në Shqipëri fryente era e diktaturës.

Tradita shqiptare nxirret në pah me anë të një elementi karakteristik, dasmës.“Dasma në fillim të gushtit” jep panoramën e plotë e kësaj pjese tradicionale shqiptare. Nga këngët tradicionale autori formon personazhe, Napoloni, Maria-Mariana, si për të shkrirë bashkë me harenë çdo detaj, duke mos lënë asnjë kufi në mes. Elementë të tjerë si: alkoli, vallja, krushqia, muzika, përbëjnë pamjen e qartë të një gëzimi që për një shqiptar është i domosdoshëm.

Po në poezitë e Ferrik Ferrës nuk e shohim unin lirik.Ai e sheh realitetin në mënyrë të njëanshme duke mos përfshirë veten e tij, përveç në lëvrimin e lirikës intime në poezinë “Në selinë intime”.Nga termat “seli” dhe “intime” kuptojmë se për të, koncepti i dashurisëështë i fshehtë dhe përbën qendrën kryesore mes tyre. Gjithashtu, autori merr elementë nga jeta e qytetit, kryesisht Tiranës e Shkodrës. “Dertet e nji kryeqyteti” gjejmë kohën e sotme që ka ardhur duke lënë pas sistemin e shkuar, ku pesha kuptimore bie në fjalët “proletariat” dhe “ideologji” e që zëvendësohet më pas me “llanët e ditëve të reja”. Poetina dëshmon një raport të veçantë të tij me Shkodrën, por nuk e gjejmë se çfarë po të mos rrëmojmë në biografinë e tij jashtëletrare. Fare qartëna paraqet një peizazh të Shkodrës në poezinë “Natë Ilire”, ku ai sheh rrënjët e lashta ilire. Rozafa, liqeni janë elementë kyçë të Shkodrës që sipas poetit transmetojnë gjurmë shqiptare.

Po që nga lashtësia e deri tek koha e sotme është një kohë shumë e gjatë, por duke lexuar në çastet e përjetimeve të autorit që i ka kthyer në vargje, na jepet një kohë e shkurtër “Të ketë përshkue vallë shigjeta/ pluhunin kozmik”. Kjo edhe për faktin se autori shkon shumë prapa në lashtësi, e më pas vjen sërish, duke luajtur kështu me kohën. Koncepti i kohës në çdo poezi paraqitet në mënyrë shpesh absurde se si e bën lidhjen e të shkuarës me të tashmen. Epigrafët që vendos në fillim të poezisë përbëjnë një element paratekstual të rëndësishëm për thelbin e poezive, na përgatit për leximin paraprak të tyre. Por kjo nuk ndodh në të gjitha rastet. Nga referenca e Mefistofelit shohim se nuk ka ndonjë lidhje paraprake.Në fakt, “Gropa e marsit” që ka këtë epigraf nga Fausti devijon nga ajo çfarë lexojmë në fillim. Këtu na jepet pamja e tmerrshme e torturave në burg, që nga të dhënat kuptojmë se është vetë autori “Futun në gardhin sublim të vargjeve/ ku zemër grita qan e këndon poeti”. Është fjala për një poet, që me shumë gjasa mund të jetë heroi ynë lirik, por përveç kësaj të dhëne nuk kemi të tjera.Kjo për arsye se se autori nuk rrëfen në vetën e parë.

Por në poezinë “Semaforët”, epigrafi në fillim të poezisë pajtohet me subjektin e zhvillimit të poezisë që me sa duket i referohet Makbethit dhe “Hamletit”. Këtu hasim një gjuhë të freskët, sfiduese, duke modernizuar subjektet antike të Shekspirit. Mitet kryesore të krijimtarisë së tij janë: Eposi i Kreshnikëve, Kryqëzimi i Krishtit “nuk lëvizin gozhdat mbi kryq” (Heshtje e tejdukshme engjujsh), Perënditë greke, referencat nga letërsia antike, kryesisht nga veprat e Homerit, Legjendat (Kush e solli Doruntinën, Gjergj Elez Alia) po edhe shumë motive nga “Lahuta e Malcis”, Gjergj Fishta.

Dhimbja shpirtërore jepet me anë të thirrjeve të brendshme të shpirtit të poetit.Dhimbja lidhet ose me vuajtjet e sistemit komunist, ose me ndonjë fatkeqësi si vdekja e nënës “Agimin që nuk e pe”.Kjo poezi spikat si më lirike.Vuajtja paraqitet gjakftohtësisht, me një gjuhë të qetë.Sipas poetit, kjo e bën njeriun të arratiset e të gjejë prehje diku në meditimet që lidhen me bukuritë e natyrës.Natyra luan rolin kyç në thellësinë e idesë.Kur njeriu arratiset nga realiteti për të gjetur prehje me natyrën dëshmon edhe një herë kthimin në origjinë, (Adami dhe Eva që jetuan në natyrë sipas miteve).

Të gjitha këto, por edhe shumë të tjera të përshkruara në mënyrë të përkryer, e bëjnë Ferrik Ferrën një poet të veçantë, në të cilin gjendet e tashmja, e shkuara dhe e ardhmja në një bosht kohor të rregullt. Poezia moderne shqipe e ka arritur kulmin tek ky poet, i cili ka tiparet e një krijuesi unik në llojin e tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat