Dhjetë shqiponjat e Tërbaçit

Libra

Dhjetë shqiponjat e Tërbaçit

Nga: Albert Habazaj Më: 1 mars 2017 Në ora: 14:08
Grupi i vajzave të Tërbaçit

DHJETË SHQIPONJAT E TËRBAÇIT

Vallja - kurorë dafine

për dhjetë shqiponja mali,

dhjetë tufa trëndeline,

lum Tërbaçit, kush ia fali! 

 

Janë vajzat e Tërbaçit,

Si shtojzovalle të këngës,

Kënga, kaluar ilaçit,

Flori shpirti, mjalt i zemrës.

 

Për këngën - dy labe zonja,

Nuse si lulet në baçe,

Bashkë me tetë shqiponja,

Porsi dhjetë Miro Tërbaçe.

 

Në këngë porsi thëllëza,

Në valle porsi shqiponja,

Mbushur diell ato rrëza,

Bekim i nënave tona.

*) drejtues artistik i Grupit të Vajzave të Tërbaçit, Vlorë, ALBANIA

Vlorë, e mërkurë, 01. 03. 2017

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat