Ty me të dashtë

Libra

Ty me të dashtë

Nga: Lis Bukuroca Më: 10 mars 2017 Në ora: 15:56
Lis Bukuroca

me t’ vështrue si uri sfilitëse
me t’ përjetue si etje alivanosëse
me t’ pa si kënaqësi nokturne
m’u rrëqeth si iriq imagjinar

pastaj me t’ përqafue si epsh jehues
me t’ shtrëngue si zinxhir robërues

me t’ lirue si pëllumbeshë për fluturim
me t’ përplas në shtrat plot ngazëllim

m’ u hedh mbi ty si tërbim
e me t’ përvlue - vullkan në vlim

me t’i fshi djersët si shami
m’u çlodh së bashku si dashni
e m’u përtni me ty si rini
e me piskat: “mirëserdhe lumtuni!"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat