Shënjtëria e vargut poetik - Agim Desku

Libra

Shënjtëria e vargut poetik - Agim Desku

Nga: Florim Zeqa Më: 12 mars 2017 Në ora: 09:08
Kopertina e librit

Shkaku i katandisjes së vlerave njerëzore në hapsirat tona ku jetojmë, poeti Agim Desku në librin më të ri me titull "Heshtjet vrasin", shpëtimin e kërkon kudo në univers, tek yjet në qiellë, tek dielli kërkonë ngrohtësinë e shpirtit, hënës i kërkon të ndriçoj errësirën e natës, tek burimet e pastra të ujit kërkon pastrimin e ndërgjegjës shpirtërore.
Në përmbledhjen me poezi "Heshtjet vrasin", poeti Agim Desku, fillimisht i rrëfehet dielllit për thyerjet shpirtërore, duke i kërkuar ndihmën për shpëtimin e engjujve dhe largimin e djajëve nga hapsirat ku jetojmë.

Në poezitë e Agim Deskut fjala e dhënë është e barazvlefshme hynjitë, pra si diçka e shënjtë dhe e paprekshme, të cilën e përshkruan në këtë mënyrë në vargun e tij kulmor, po citoj; "Jam fjala e shenjtë e bekimit të hyjnive, edhe e atyre që kurrë nuk e harrojnë Zotin, as fjalën e dhënë".

Këtë më së miri e paraqet në poezinë e tij; "Peng i fjalës", përmes vargjeve sa prekëse po aq kuptimplote; "Tërë jetën mbeta peng i fjalës, për besë edhe ëndërrat më thanë, zgjohu njëherë bëhu agim yjesh",...për të vazhduar në poezinë tjetër, "U nisa për fjalën", në të cilën përkundër zhgënjimit që i shkaktuan të pabesët në prag të udhëtimit për në  orën letrare "Flaka e Janarit" në Treviso me 31 Janar 2016, Agim Desku i qendroi besnik fjalës së dhënë, ashtu siq e shprehë edhe në poezi; "Sonte jam udhëtar i fjalës, të flas nëse flitet me jetën, nisem drejt mistereve të fjalës, që dhemb dhe shëron".

Poetët e mëdhënjë të përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare, siq është Agim Desku,  janë të rrallë, të thjeshtë,  të sinqertë, me kulturë të lartë qytetare, me karakter të fortë njerëzor, të gatshëm të kapërcejnë të gjitha vështirësitë, vetëm për të mbajtur fjalën e dhënë,...këtë e bëri Agim Desku për të ardhur në aktivitetin kulturor të mërgatës shqiptare në Treviso (Itali).

Edhe në poezinë "Plagët e dhëmbjes", poeti Agim Desku prap i rrëfehet  diellit; "Me plagë shpirti më shndrruan hyjnitë, diellit ia fala çmendurinë e poetit, të mund janarët vrastar, acarët të i kthej në dolli jete".

Poeti Agim Desku, në poezinë e tij; "Lumi", kërkon t'i i bashkangjitet valëve të ujit në kërkim të lumturisë; "Eh, lumë lumi, pse nuk ndalesh vetëm një herë, të më merr edhe mua, atje ku engjëjt presin të bëhen varg".

Në përmbledhjen me poezi "Heshtjet vrasin", në fakt poeti Agim Desku e shëron  heshtjen, duke kaluar nga pabesitë njerëzore në besnikërinë e kafshëve, përmes poezisë "Qent le të lehin", ku në mes vargjeve shprehet kështu; "Besniku i njeriut është vet qeni, dikur qent lehnin në ujq e hijena,...për cilin njeri lehin natën, për cilin ditën,...edhe mua më lehni përse i takoj botës së krisur"

Kur jemi në këtë segment, pashmangshëm përpara na delë thënja e të shkrimtarit të madh Georg Orwell, po citoj;"Mos besoni kur të ju thonë se kafshët dhe njerëzit kanë interesa të përbashkëta, se mirëqenia e njërit është mirëqenie edhe për tjetrin. Të gjitha këto janë mashtrime. Njeriu nuk i bën hyzmet asnjë lloj interesi, veç përfitimit të tij. Dhe le të mbretërojë midis nesh, kafshëve, një unitet i plotë mendimi e veprimi, një shoqëri e vërtetë në betejën e përbashkët. Të gjithë njerëzit janë armiq, të gjitha kafshët janë shokë".

Se vërtetë krijuesit asnjëherë nuk ngopen me vargjet, dhe gjithmonë janë në kërkim të një vargu të ri, e dëshmon poezia tjetër e Agim Deskut, "Vargun që kurrë nuk e takova", duke u shprehur në këtë mënyrë; "Me thuaj në cilin yllë u ngrite, që kurrë nuk të takova o varg, sa afër më je as ti vet nuk e di,...Diellit i mungon vargu im, mua më mungon dritë e diellit ,...ndoshta një ditë vargu do të jetë pak i krisur, se yjet kështu ndalojnë kohën dhe shuajnë etje drite".

Në poezinë tjetër me titull "Mposhtja e djallit", poeti Agim Desku, e bashkon vargun me hyjnitë për të mposhtur njeriun me fytyrë djalli, për të vazhduar në poezinë tjetër "Zoti nuk Hesht"; fundosi bashk me djajtë diku thellësive të ferrit, që Dante të prehet i qetë vargut të yjeve.

Zëri i shpirtit të poetëve përkthehet në “shpërthim” letrar, ku e bukura gërshetohet me të shëmtuarën, e ftohta me të ngrohtën, dielli me shiun dhe e qara me të qeshurën…përkufizuar me një fjalë të vetme, POEZIA është mbretëreshë e krijimtarisë letrare.

Këtë më së miri poeti Agim Desku e pasqyron në poezinë e tij "Fjalës", ku me aq besnikëri shprehë besnikërinë ndaj fjalës së dhënë; "Për zotin, fjalës i besoja më shumë  se jetës, fjalën e kam mike, pse nuk tradhëtonim kurrë njëri-tjetrin,...unë dhe fjala mbetemi fjalë Zoti".

Sytë dhe pamja e fytyrës së çdo njeriu tregojnë karakterin dhe shpirtin e tij, vetë duhet ditur t'i lexosh. Karakteri është sikurse bima : rritet i fortë aq sa i ka rrënjët e shëndosha.

Poezitë e Agim Deskut janë tërheqëse për t'i lexuar, edhe më tërheqëse për të shijuar shprehjen artistike në sëcilin varg dhe fjalë.
Me të drejtë Sokrati kishte thënë për poetët; "Poetet janë si unë, si ti, hajnë,  pijnë, dehën, por kur shkruajnë flasin me përenditë"
Biografia e një poeti lexohet në poezinë e tij, përderisa mesazhet e vargjeve paralajmërojnë të ardhmën...

Secili vëllim poetik, secili varg dhe secila fjalë e poetit Agim Deskut ngërthen në vete mesazhe të qarta për lexuesin; siq janë dashuria ndaj atdheut dhe bashkombasve të tij, optimizimin dhe shpresën për ardhmëri. 

Çështja kombëtare e ka përcjellë çdo gjeneratë të kombit tonë, por edhe si poetë, prej Buzukut e këndej, janë poetët ata që në një formë janë arma e mbrojtjes së atdheut dhe në çdo kohë e kanë treguar se indentifikohen me Shqipërinë, me atdheun e tyre,...pra janë çdo herë pararojë e vlerave kombëtare.

I tillë është edhe poeti Agim Desku, i cili me vargun e tij hyjnor i përkushtohet çështjës së pazgjidhur shqiptare, mbrojtjes dhe kultivimit të vlerava të pastra kombëtare, dashurisë ndaj atdheut dhe bashkombasve të vet.

Sa do që mundohem të themë dhe përshkruaj me fjalë mesazhet e poezive të Agim Deskut në librin e fundit "Heshtjet vrasin", prap se prap fjalët më mbesin të varfëra, andaj për të mos u zgjatur më tepër në vlerësimin tim, i themë nga thellësia e shpirtit poetit Agim Desku, faleminderit që na dhurove  këtë libër me vlerë dhe shumë dimensional.
Zoti e bekoftë vargun e shënjtë të poetit Agim Desku!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat