Poeti Nuri Përvizi ndriçon në gjerdanin e poezisë

Libra

Poeti Nuri Përvizi ndriçon në gjerdanin e poezisë

Nga: Aziz Bytyçi Më: 20 mars 2017 Në ora: 10:12
Nuri Përvizi

Nuri Përvizi u lind në universin e fshatit Krajk të Hasit të That buzë Drinit të Bardh, është poet i lirisë, skulptor fjalësh dhe mjeshter i artit poetik, i ngarkuar me meditime filozofike, ëndrrime , përjetime të ëmbla e të dhimbeshme , dhe siç thekson kritika letrare , vargu i tij ka një përmbajtje të lartë artistike dhe një ndjeshmëri të thellë ku reflektohet realiteti. Poeti  Nuri Përvizi me përmbledhjet e tija të poezive kultivon  vargje për fëmijë dhe të rinj , tregime e proverba. Emri i poetit  Nuri Përvizi tashmë është bërë i njohur në analet e poezisë, sidomos të asaj që shkruhet nga penat e shkrimtarëve tanë të njohur . Krijuesi i letrave shqipe nga Hasi bujar e i traditës, Nuri përvizi ka të botuara 12 titujsh librash me poezi,proverb,tregime.  Këto ditë pritet ta shohë dritën e botimit edhe libri i tij i radhës, i 13-ti. Poeti në fjalë pa pritim, për gazetën KOMBËTARE “BOTA  SOT”, thotë se pos këtyre që i kam tani më të botuara unë i kam edhe tridhjet titujsh librash të të gjitha të kryera ku sipas mendimit tim pasi që është edhe e pa mundur t’i botoj që të gjitha këto titujsh libra, por i mbetet kohës. Unë tani jamë edhe në moshë, por do mundohem që, së paku edhe ndonjë titull  ta shofë driten e botimit dhe të bijen në duart e lexuesve.

Poeti në përmbledhjen e tij ‘’Qka tha gjyshi” si  dhe në përmbledhjet e tjera ka hulumtuar , por edhe i ka gjetur burimet e gurrat e frymëzimeve ku i shijon të gjitha nuancat dhe vargjet për t’i shprehur e paraqitur motivet, tematikën dhe format e tjera të shprehjes në poezi.Prandaj lirika e këtij poeti është sferë e një frymëzimi që paraqitet si reagim shpirtëror dhe ndijesor ndaj jetës dhe botës përrreth, që ka shkallët, nivelet, por edhe shtyllat e lartësimit.Poezia si krijim është një dritë shpirtërore e vezulluese, e cila gjithmon shfaq e reflekton diçka të re për të shëndritur botën e vet të brendeshme. Këtë e bënë mirë kur deperton edhe në botën  e fëmijëve dhe të rinjëve, sepse atëher bëhet ushqim i dashur për të . Atëher mund të thuhet se vargjet e  poetit  Nuri Përvizi jane grishje e ndjeshmërisë për temat, motivet për të cilat thurë vargje, në një anë, por ajo është edhe një stil i ligjirimit me ritem të natyrshëm e krejt spontan e pa sforcime në anën tjetër.

Libri i mirë është ai që na e kultivon shpirtin duke na pajisur me një spektë mendimesh e ndjenjash të bukura.Pra frymëzimi i poetit Përvizi buron nga syri magjik , nga gjaku i bekuar i dashurisë dhe zëri i zemrës. Pra poeti është mbret që e kupton letersinë si një ansambël meditimesh sociale,patriotike dhe filozofike. E gjithë në fund Nuri Përvizi është krijues i heshtur që hapat e parë në letrat tona i bëri në fillim të viteve gjashtëdhjeta si nxënës i Normales në Prizren.Vëllimet me vjerrsha të poetit janë modeste.Vargjet e tij mëtojnë dhe ia arrin qëllimit ta ruajn timbrin dhe jehonën e poezisë son tradicionale.Karakteristik kryesore dhe dominuese të vëllimeve të tija është mesazhi i poezisë së sinqert.Vargjet e till poeti që i krijon me talentin e tij shumë mjeshëror lehtë mbahen në mend.Pra vjershat e Nuri Përvizit prekin aktualitetet e kohës që ai vet i ka perjetuar e sidomos aktualitetet tragjike të Kosovës në shekullin e kaluar.

BIOGRAFIA: Nuri Përvizi u lind në fshatin Krajk, më 19.06.1941.Shkollën fillore e kreu në vendlindje,shkollën Normale në Prizren.Punoi mbi dyzet vite me nxënës në shkollën fillore “Shtjefën Gjeçovi “ në vendlindjen  e tij në fshatin Krajk.Me poezi merret prej viteve gjashtëdhjeta. Shkruan për fëmijë dhe të rritur.Librat e tija të botuara janë: Shtegtim – poezi për të rritur, Fale zemrën – poezi për fëmijë, Shkrepa Hasi – poezi për fëmijë, Shka thojnë në Has – proverb , Dallgë në det – poezi për të rritur, Vale me vale – poezi për fëmijë, Eksod – poemë, Molla në flamur – poezi për fëmijë, Kush ka faj – poezi për fëmijë, Jeni të mirë – poezi për fëmijë, Qka tha gjyshi – poezi për fëmijë, Përshëndetje – poezi për fëmijë si dhe këto ditë pritet të dalë në dritë edhe libri i 13-të i poetit.Poetit i dëshirojmë jetë të gjatë dhe suksese që thesarin e diturisë të na pasuroi edhe me ato dorshkrime të tridhjeta që i ka të përfunduar dhe të botohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat