Me 23 mars do të promovohet romani “Boritë e Apokalipsit” i Gani Mehmetajt

Libra

Me 23 mars do të promovohet romani “Boritë e Apokalipsit” i Gani Mehmetajt

Më: 22 mars 2017 Në ora: 07:42
Gani Mehmetaj

Me 23 mars 2017, në orën 12.00, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, do të bëhet promovimi i romanit më të ri “Boritë e Apokalipsit ’ të shkrimtarit e publicistit Gani Mehmetaj. Në fillim do të lexohen fragmente nga libri, do të paraqitet një pikë muzikore, ndërsa për romanin “Boritë e Apokalipsit” do të referoj dr. Femi Cakolli, studiues i letërsisë dhe autor i disa veprave letrare.

Librin e ka mbështetur Drejtoria e Kulturës e Komunës së Prishtinës. Pas prezantimit mysafirët e lexuesit mund të shtrojnë pyetje apo të bëjnë debate. Në fund të promovimit do të organizohet koktej.

Pjesëmarrja jua na nderon.
 
Për më shumë informacion në telefonin: 049 905 477, 044 454 994 emaill: [email protected]

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat