Boritë e Apokalipsit

Libra

Boritë e Apokalipsit

Më: 22 mars 2017 Në ora: 11:08
Kopertina e librit

Dy familje e një gazetar i ndjekin ngjarjet dramatike të mars-qershorit 1999 nga bodrumi, çatia dhe nga kati i tretë i një apartamenti. Secili i sheh në mënyrë të ndryshme fillimin e një lufte të egër e të ndytë në Prishtinë, përkatësisht në Kosovë nga vendi ku jeton e fshihet.

Gazetari i ri, që është krye protagonisti i romanit, i fshehur në një qymez në maje të çatisë ndjek vrasjet, terrorin e policisë serbe, përpiqet  të shpëtoj kokën, jeton vetminë e Robinson Krusos, por në një hapësirë tejet të kufizuar. Ai vuan me vuajtjet e refugjatëve që ikin në kolona të pafundme nga qyteti, i mbushin trenat që qarkullojnë pa itinerar; i vetmi gëzim i tij është bombardimet e  avionëve të NATO-s, -simfonia nga qielli, sikurse e quan ai, apo ndëshkim nga qielli për mizoritë e ushtrisë serbe.

Familja njëmbëdhjetë anëtarësh nga bodrumi tre muaj bëhet dëshmitare e tmerreve, druan për fatin e vet, dëgjojnë më frikë një radio të vogël, lajmet janë edhe më të rënda se sa gjendja e tyre, ndërsa “Beleron” që u vjen befas nga një radiostacion, një natë pas bastisjeve në tërë lagjen, sikur i bënë ta harrojnë ku janë dhe pse fshihen.

Ndërkaq, familja serbe, po në të njëjtin pallat, druan nga bombardimet e NATO-s, sepse nga bastisjet e terrori nuk ka frikë. Këto familje dikur e njihnin njëri-tjetrin, ishin fqinj, por tash askush nuk e njeh askënd, secili mendon për vete dhe për fatin e vet.

Protagonist, gazetari i ri e vuan pafuqinë që ta ndihmonte mjeken e re me dy kalamaj, që u zhduk natën e dytë të bastisjeve. Ai i dëgjoi klithmat e saja për ndihmë, britmat e dy kalamajve e tmerruan edhe më shumë, por s’bëri asgjë. Pas përfundimit të luftës e kërkon në gjysmën e gadishullit, merre pjesë në hulumtimin e varreve masive në Serbi, por gjurmët e mjekes së re me dy kalamaj nuk i gjen askund...  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat