“Boritë e Apokalipsit” i Gani Mehmetajt

Libra

“Boritë e Apokalipsit” i Gani Mehmetajt

Më: 23 mars 2017 Në ora: 17:15
Kopertina e librit të ri të Gani Mehmetajt

Në Biblotekën Kombëtare të Prishtinës është promovuar romani i Gani Mehmetajt me titull “Boritë e Apokalipsit”.

Me rastin e promovimit të këtij romani u tha se në “Boritë e Apokalipsit”  është paraqitur gjendja e grave shqiptare dhe të çnjerëzuara. Studiuesi letrar  Femi Cakolli, tha se këtë roman më shumë e sheh si një novelë sepse tërë përmbajtja ë këtij libri bazohet  në përvojën njerëzore apo individuale mbi ngjarje dhe jo imagjinare.

Në këtë roman paraqitet lufta e Kosovës prej 24 marsit deri më 12 qershor në vitin 1999, konkretisht përgjatë 78 ditë të bombardimeve të NATO-s në Kosovë dhe Serbi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat